LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti beson se vendimi më i mirë për yllin e Real Madridit është largimi gjatë verës

Ancelotti beson se vendimi më i mirë për yllin e Real Madridit është largimi gjatë verës

Teksa sensacioni turk Arda Guler po vazhdon duke mos pasur minuta të mjaftueshme këtë sezon, ka pasur disa thashetheme në rritje se ai mund të largohet në formë huazimi gjatë verës.

Guler ishte i vendosur që të qëndronte dhe të luftonte për një vend në formacion, kur ai u bë pjesë e gjigantit spanjoll gjatë verës për shumën e 25 milionë eurove, por ai ka marrë vetëm 92 minuta në fushë deri më tani dhe kjo mund t’ia ndryshojë mendjen.


Në fund të fundit, problemi më i madh për Guler është se edhe trajneri i tij Carlo Ancelotti është në mesin e figurave të rëndësishme që mendojnë se ai duhet të largohet në huazim sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi brazilian Endrick dhe Kylian Mbappe pritet që të mbërrijnë në verë, diçka që do të bënte që Guler të mos marrë ndoshta as edhe një minutë të vetëm të lojës.

Mesfushori turk ishte i pafat këtë sezon pasi mungoi për gjashtë muaj për shkak të disa lëndimeve, por tani po i afrohemi plotë nëntë muajve që prej se ai kishte luajtur për herë të fundit një ndeshje të plotë, diçka shqetësuese për lojtarin.

Arda Guler po kërkon më shumë minuta se sa te Real Madridi dhe këtë e sheh te gjiganti evropian
Lexo po ashtu Arda Guler po kërkon më shumë minuta se sa te Real Madridi dhe këtë e sheh te gjiganti evropian

Në rast se vendimi i klubit për largimin e tij është definitiv, ofertat për Guler natyrisht se nuk do të mungonin.

Ndër klubet që me shumë mundësi do të konsideronin një lëvizje për Guler është Milani, sidomos duke marrë parasysh raportet e mira të dy klubeve, pasi që Real Madridi edhe më herët kishte huazuar lojtar tek Milani, ku rasti më i freskët është Brahim Diaz./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori