LAJMI I FUNDIT:

Analizë, parashikim dhe sondazh: Kush e ka formacionin më të mirë startues nga top tetë klubet evropiane që shihen edhe favorit për Ligën e Kampionëve?

Analizë, parashikim dhe sondazh: Kush e ka formacionin më të mirë startues nga top tetë klubet evropiane që shihen edhe favorit për Ligën e Kampionëve?
Foto: Marca

Kur kanë mbetur që të hidhet shorti vetëm edhe një javë për Ligën e Kampionëve, mediumet dhe kompanitë e basteve, zgjedhin kandidatët kryesorë për ta fituar këtë garë prestigjioze.  

Shumë klubet të njohur nuk llogariten favorit, por tetë janë prej tyre që do ta thonë fjalën kryesore sipas Marca-s.


Real Madrid është fitues në fuqi, pasi ka triumfuar në tri herët e fundit.

Skuadrat që shihet kandidatë kryesorë kanë bërë blerje të mëdha në afatin kalimtar që në disa vend mbyllet me 31 gusht.

Marca ka zbuluar pikat e forta dhe të dobëta të secilës skuadër që pretendon trofeun. /Telegrafi/ 

Manchester City

Pikat e forta: Pep Guardiola dhe Manchester City ndoshta luajnë futbollin më të mirë në Evropë, megjithëse ata ende nuk kanë qenë në gjendje ta tregojnë këtë në Ligën e Kampionëve .

Hapi tjetër për ta është transferimi i suksesit të tyre nga Liga Premier në Ligën e Kampionëve.

Pikat e dobëta: City thënë qartë nuk kanë ndonjë problem, në kuptim të futbollit. Por përtej kësaj, është e paqartë nëse ata kanë mentalitetin fitues. Diçka pothuajse më e rëndësishme se futbolli që luajnë. Një barrierë psikologjike në Evropë është e vështirë për tu çliruar.

Ekipi i Pep gjithashtu duhet të mësojë si të luajë kur nuk e dominon posedimin e topit, pasi në Evropë mund të hasin edhe në këtë gjë. Nëse City nuk dëshiron një përsëritje të viteve të mëparshme, ata do të duhet të kenë më shumë larmi në lojën e tyre.

Renditja: Kandidati i 1-rë

Kuotat: 6.00

Formacioni startues

Juventus

Pikat e forta: Nuk ka dyshim se shihet si favorit. Nëse Juventusi ka ndonjë gjë që mund ta bëjë dallimin këtë sezon, është Cristiano Ronaldo.

Ai ka qenë golashënuesi më i mirë në pesë edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve. Zonja e Vjetër dëshiron të fitojë garën që nuk e ka fituar në 22 vitet e fundit.

Italianët treguan në ndeshjen e parë që kanë shumë lojtarë për sulm, gjë që i bën të paparashikueshëm.

Pikat e dobëta: Nënshkrimi i Ronaldos mund të shihet si një shpatë me dy tehe. Shtimi i presionit që ai sjell dhe obsesioni i vazhdueshëm që klubi ka për të fituar Ligën e Kampionëve nënkupton se mund të jetë e vështirë.

Çështja e dytë mund të jetë, se ku do luajë Ronaldo.

Renditja: Kandidati i 2-të

Kuotat: 6.50

Formacioni startues

Barcelona

Pikat e forta: Philippe Coutinho tani ndihet si në shtëpi dhe këtë vit ai mund të ketë ndikim në Ligën e Kampionëve. Shoku që përjetuan kundër Romës sezonin e kaluar shërben si një paralajmërim.

Me Lionel Messin që pritet të ndezët pas fiasko në Kampionatin së Botëror në Argjentinë, Barcelona është gati të rimarrë fronin.

Pikat e dobëta: Makthi në Stadio Olimpico ua bëri të qartë se ekipi di të lëshojë terren dhe përveç Arturo Vidalit , transferimet e tjera nuk kanë përvojë në Ligën e Kampionëve.

Nëse Messi nuk është në të mirë të tij vuan dhe Luis Suarez.

Renditja: Kandidati i 3-të

Kuota: 7.5

Formacioni startues

Paris Saint-Germain

Pikat e forta: Një ekip i cili u projektua për të fituar Ligën e Kampionëve. Këtë vit ata nuk kanë bërë ndonjë blerje të madhe. Gianluigi Buffon ka ardhur për të ofruar përvojë dhe udhëheqje, si dhe cilësinë e tij të padyshimtë.

Me mësimet e nxjerra në dy sezonet e fundit dhe me lojtarët e klasit botëror si Neymar dhe Kylian Mbappe, PSG vazhdon të jetë një nga favoritët kryesor.

Pikat e dobëta: Ekipet e mëdha dhe lojtarët e mëdhenj rriten në këto gara. Por te PSG nuk ka ndodhur pasi skuadra as yjet nuk kanë qenë në gjendje ta kalojnë klubin në një pozitë të respektueshme.

Thomas Tuchel duhet ta korrigjojë këtë nëse ai dëshiron të shkruajë një kapitull të ri në historinë e klubit francez.

Renditja: Kandidati i 4-të

Kuota: 8.00

Formacioni statues

Bayern Munich 

Pikat e forta: Garda e vjetër vazhdon të komandojë në Mynih. Robben dhe Ribery duket se janë në gjendje të mirë. Leon Goretzka ka ardhur për të forcuar mesfushën, ndërsa të rinjtë Renato Sanches dhe Serge Gnabry janë kthyer nga huazimet.

Me Niko Kovacin në bankë ata do të tentojnë ta ruajnë efikasitetin që ata kanë treguar vit pas viti.

Makineria gjermane zakonisht nuk dështon në Evropë dhe është mësuar të arrijë në finale.

Pikat e dobëta: Mungesa e një blerje të madhe, Bayernit mund t’i kushtojë.

Ata kanë një 11-she të fortë, por dëmtimet mund t’i kushtojnë.   

Renditja: Kandidati i 5-të

Kuota: 9.00

Formacioni statues

Real Madrid

Pikat e forta: Thelbi i ekipit është ruajtur, ai ekip që e ka fituar Ligën e Kampionëve tri herë me radhë dhe katër nga pesë vitet e fundit. Fryma konkurruese, uria dhe përvoja pa dyshim, për një ekip që ka dominuar në Evropë për disa kohë, janë pikët e forta. Për ta fituar përsëri duket pothuajse e pamundur.

=

Pikat e dobëta: Real Madridi ka humbur një numër të madh golash me largimin e Cristiano Ronaldos.

Ka humbur një lider që e nxirrte ekipin nga momentet e këqija.

Renditja: Kandidati i 6-të

Kuota për ta fituar: 10.00

Formacioni startues

Liverpool

Pikat e forta: Gjithçka që ndodhi vitin e kaluar nuk ishte rastësi. Finalistët e sezonit të kaluar kthehen këtë vit si kandidatë serioz, kjo është e sigurt. Jurgen Klopp ka arritur të mbajë yjet e tij, mbi të gjithë Sadio Manen, Roberto Firminon dhe Mo Salahin, ndërsa ka blerë emra si Alisson, Naby Keita, Fabinho dhe Shaqiri.

Një skuadër më e mirë me më shumë thellësi dhe stil, që mund të përshtatet me çdo situatë në fushë.

Një projekt i Kloppit që merr masa të mëdha dhe kërkohet trofeu.

Pikat e dobëta: Pyetja e madhe është nëse yjet e Liverpoolit si Mane dhe Salah mund të mbajnë formën e tyre.

Përsëritja e formës së sulmit të sezonit të kaluar dhe dyshimet e në mbrojtje janë shqetësimet e vetme për një ekip që gjithashtu ka një shans të mirë për të fituar edhe Ligën Premier.

Renditja: Kandidati i 7-të

Kuota: 11.00

Formacioni statues

Atletico Madrid

Pikat e forta: finalja do të luhet në Wanda Metropolitano e cila mund të shërbejë si motiv shtesë për një ekip që e ka dëshiruar suksesin në Ligës së Kampionëve për shumë vjet.

Klubi ka punuar mirë me blerje dhe ka ruajtur yjet e mëdha. Antoine Griezmann ka qëndruar, ndërsa janë blerë Thomas Lemar, Rodrigo dhe Gelson Martins. Me Diego Simeon si trajner, ata janë sfidues për gjithçka.

Pikat e dobëta: Ishte pikërisht stili i tyre që i dërgoi jashtë sezonin e kaluar. Ata nuk ishin në gjendje të mbizotëronin edhe në ndeshjet kundër Qarabagut, gjë që i dërgoi në Ligën e Evropës.

Do të jetë interesante për t’i parë nëse ata janë të prekur psikologjikisht nga dështimet e tyre të kaluara dhe nëse mund të rivendosin mentalitet fitues.

Renditja:  Kandidati i 8-të

Kuota: 13.00

Formacioni startues

SONDAZHI

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori