LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane në Sarajevë: Moska po i shfrytëzon lidhjet fetare që ndan me popullin serb për të propaganduar për krimet në Ukrainë

Ambasada amerikane në Sarajevë: Moska po i shfrytëzon lidhjet fetare që ndan me popullin serb për të propaganduar për krimet në Ukrainë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ka reaguar lidhur me fjalimin e ambasadorit rus Igor Kalbukhov në Asamblenë Kombëtare të Republika Srpska.

Sipas Ambasadës, Kalbukhov ka shpërndarë dezinformata në lidhje agresionin rus në Ukrainë.

“Deputetët në RS ka të ngjarë të dëgjojnë dezinformata në lidhje me pushtimin brutal të Ukrainës nga Rusia. Ka të ngjarë të dëgjoni se Rusia po i mbron njerëzit nga nazizmi. Këto janë gënjeshtra të egra. Moska kërkon t’i shfrytëzojë lidhjet kulturore dhe fetare që Rusia ndan me popullin serb për të larguar vëmendjen tuaj nga krimet e saj në Ukrainë. Këta delegatët kanë fuqinë të mbrojnë vlerat civilizuese duke hedhur poshtë dezinformimin cinik të Rusisë dhe duke qëndruar në anën e mijëra ukrainasve që janë vënë në shënjestër, rrëmbyer, përdhunuar, torturuar dhe vrarë nga agresioni”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Aty theksohet se mbrojtja e të drejtave të qytetarëve boshnjakë është pjesë e integrimit euroatlantik.

“Si garantues të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, partnerët evropianë dhe amerikanë të BeH-së punojnë për të siguruar që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre kulturore dhe etnike në barazi të plotë. Mbrojtja efektive e këtyre të drejtave është në thelb të integrimit euroatlantik. Ne mbrojmë të drejtat, nuk i shkelim ato siç u ka bërë Rusia qytetarëve të saj dhe po i bën tani qytetarëve të Ukrainës”, vijon njoftimi.

Në fund, Ambasada thotë se SHBA-ja dhe BE-ja mbeten miq të Bosnjës e Hercegovinës.

“BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara mbeten miq dhe partnerë të Bosnjës e Hercegovinës, dhe të të dy entiteteve dhe të Distriktit të Brckos, si pjesë integrale të vendit. Manipulimi i Moskës nuk ka fuqinë të dobësojë mbështetjen tonë apo të shkatërrojë vendosmërinë e qytetarëve të BeH-së që luftojnë për një të ardhme më të ndritur brenda komunitetit euroatlantik”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori