LAJMI I FUNDIT:

Allegri para Derdy D’Italia: Interi është favorit për Scudetto, derbi nuk është ndeshje vendimtare

Allegri para Derdy D’Italia: Interi është favorit për Scudetto, derbi nuk është ndeshje vendimtare

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se rivalët e Interit janë ‘favoriti’ për ta fituar titullin në Serie A, por theksoi se ndeshja e së dielës ‘nuk është vendimtare’ për betejën e Scudettos.

Juventusi udhëton në Giuseppe Meazza për Derby d’Italia të dielën dhe Allegri pret një mbrëmje të bukur në Milano, pasi Bianconerët po shërohen nga një fillim i dobët i sezonit dhe me një fitore mund të barazojnë Interin në vendin e tretë.


“Do të shohim nesër mbrëma, gjithçka varet nga loja që ne luajmë. Do të jetë një mbrëmje e bukur, veçanërisht sepse do të ketë rreth 60 mijë spektatorë dhe ka shumë pritshmëri nga të gjithë”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë shtypi.

“Do të jetë një ndeshje e mirë mes dy skuadrave të mëdha. Sipas mendimit tim, Interi është ende favorit për të fituar Scudetton. Është një test i rëndësishëm kundër një ekipi të fortë”.

Por, trajneri nuk beson se ndeshja kundër Nerazzurrëve do të jetë vendimtare në betejën e Scudettos këtë sezon.

“Për mendimin tim, jo. Kjo do na mundësonte të zgjeronim serinë e rezultateve. Për sa i përket tabelës, ajo ndaj Romës ishte shumë më vendimtare. Nuk mund të mendojmë se do ta fitojmë apo humbim kampionatin në një ndeshje”.

Paulo Dybala është rikuperuar në kohë për të qenë në skuadër dhe Allegri konfirmoi se është në dispozicion kundër Interit të dielën.

“Ai do të jetë i disponueshëm, është mirë dhe ka pasur dy seanca stërvitore me ekipin. Ne jemi pothuajse të kompletuar për sa i përket disponueshmërisë”.

“Është e rëndësishme, sepse kam nevojë për të gjithë, si në Rusi, atje ata që hynë nga banka ishin vendimtarë”.

Dybala mund të jetë në rezervë ndaj Interit
Lexo po ashtu Dybala mund të jetë në rezervë ndaj Interit

Allegri u pyet për pozicionin e kapitenit Giorgio Chiellini përpara ndeshjes së madhe dhe nëse Federico Chiesa duhet të pushojë.

“Nuk kam vendosur ende për formacionin. Mund të mos vendos as sot, do ta bëj nesër në mëngjes”.

“Chiesa luajti një lojë të mirë ditët e fundit, Chiellini është gati për të luajtur, Bonucci, De Ligt dhe Rugani po bëjnë mirë. Kur De Ligt është gati të luajë në të djathtë në treshen e pasme, ne mund të luajmë edhe me tre mbrojtës. Tani për tani, ata dy luajnë”.

Allegri u pyet nëse ishte afër kalimit te Interi në vitet e fundit.

“Në dy vjet, shumë ujë ka kaluar nën urë. Ata mu afruan një herë dhe më pas një herë tjetër. Jam i lumtur që jam te Juve”.

Rabiot mposht coronavirusin, gati për derbin me Interin
Lexo po ashtu Rabiot mposht coronavirusin, gati për derbin me Interin

Interi po përpiqet të mbrojë Scudetton e fituar në sezonin 2020-21, por Allegri nuk beson se ata mund të vrasin ndjekjen e titullit të Juventusit nesër.

“Duke pasur parasysh tabelën, ata nuk mund të na vrasin. Nuk është një lojë vendimtare, është një mbrëmje e bukur për t’u përjetuar”.

“Pastaj arrijmë në pushimin e nëntorit dhe shohim se sa kemi arritur dhe vlerësojmë hapin tjetër. Sezonet vendosen në tre muajt e fundit, por ju duhet të jeni aty”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori