LAJMI I FUNDIT:

Allegri nuk ka shpresa për sfidën me PSG-në dhe tërbon tifozët e Juventusit: Ndeshjet më të rëndësishme janë me Benficën dhe Maccabi Haifan

Allegri nuk ka shpresa për sfidën me PSG-në dhe tërbon tifozët e Juventusit: Ndeshjet më të rëndësishme janë me Benficën dhe Maccabi Haifan

Juventusi ka zhgënjyer përsëri tifozët e vet pasi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Fiorentina.

Për më tepër Zonja e Vjetër nuk tregoi aspak lojë të mirë, ku në 45 minutat e pjesës së dytë nuk pati asnjë tentim në drejtim të portës së vendasve.

Sikur mos të mjaftonte loja e keqe, pas ndeshjes me Fiorentinën trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka tërbuar edhe më shumë tifozët bardhezi.

Ndeshja e radhës e torinezëve është me PSG-në në udhëtim, derisa Allegri nuk ka folur fare për të, duke mos pasur shpresa se mund të bëjnë ndonjë gjë.

“Ndeshja e radhës vjen pas tre ditësh dhe do të shohim se si jemi. Ndeshja më e rëndësishme është ajo me Benfikën në shtëpi, do të përgatisim mirë sepse është një ndeshje e rëndësishme dhe e nivelit të lartë”.

“Për ne ndeshjet kundër Benfikës dhe Maccabi Haifas janë më të rëndësishme”, u shpreh Allegri.

Kaq ka mjaftuar që tifozët të revoltohen ndaj dkelaratës së trajnerit italian, pasi ai e sheh Juventusin si inferior përballë Paris Saint Germain në grupet e Ligës së Kampionëve.

Juventusi paraqitet dobët ndaj Fiorentinës, merr një pikë më shumë mund
Lexo po ashtu Juventusi paraqitet dobët ndaj Fiorentinës, merr një pikë më shumë mund

Krejt në fund Allegri foli edhe për rikthimin në fushë të dy yjeve të mëdha të Juventusit, Paul Pogbas e Federico Chiesas.

“Shpresoj që Pogba dhe Chiesa të rikuperohen sa më shpejt të jetë e mundur, edhe pse nuk mendoj se do të jenë gati në muajin shtator. Ndoshta në fillimin e tetorit do të bashkohen me skuadrën dhe në momentin që do të jemi të plotë, atëherë mund të dhurojmë edhe paraqitje të bukura në fushë”, u shpreh Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori