LAJMI I FUNDIT:

Juventusi paraqitet dobët ndaj Fiorentinës, merr një pikë më shumë mund

Juventusi paraqitet dobët ndaj Fiorentinës, merr një pikë më shumë mund

Fiorentina dhe Juventusi kanë barazuar me rezultat 1-1 në Artemio Franchi në kuadër të javës së pestë të Serie A.

Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë takimin duke shënuar që në minutën e nëntë.


Harkimit të Kostic iu përgjigj më së mirë Alek Milik që shënoi për 1-0.

Por Fiorentina pasi pranoi gol mori lojën në dorë, duke i renditur rastet para portës juventine.

Në minutën e 25-të Dodo gjuajti bukur, por Mattia Perin priti edhe më bukur.

Fiorentina barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 29-të, kur nga në kundërsulm më së miri u gjend Cristian Kouame që gjeti rrjetën.

Vendasit kishin shumë rast të mirë të kalonin në epërsi në fundin e pjesës së parë, pasi kishin një penallti, por gjuajtja e Luka Jovic u prit nga Perin.

Pjesa e dytë ishte shumë e dobët me pak raste dhe me Fiorentinën që kishte më shumë nga loja.

Në minutën e 88-të ishte rasti më i mirë në këtë pjesë lojë, kur Sofyan Amrabat gjuan fuqishëm, por Perin bëri një pritje të bukur.

Juventusi në këtë fillim të kampionatit ka dy fitore dhe tri barazime dhe me 9 pikë gjendet në pjesën e epërme të renditjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori