LAJMI I FUNDIT:

Allegri flet për të ardhmen e Ramseyt, Arthur dhe Dybalas

Allegri flet për të ardhmen e Ramseyt, Arthur dhe Dybalas

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Aaron Ramsey do të largohet nga Juventusi, duke dhënë disa përditësime në lidhje me tregun e transferimeve në vazhdim.

Reklama

Trajneri italian po fliste me gazetarët e mbledhur në një konferencë për shtyp më herët sot, përpara ndeshjes së nesërme kundër Milanit, dhe ai hodhi pak dritë mbi të ardhmen e një numri yjesh të Biankonerëve.

Fillimisht ai konfirmoi se Ramsey do të largohet nga Juventusi së shpejti kur të sigurojë një përditësim mbi gjendjen e skuadrës së tij.

“Ne ende duhet të stërvitemi dhe unë duhet të vlerësoj gjithçka. Të gjithë janë mirë, përveç Bonuccit dhe Ramsey, i cili ka rezultuar negativ, por është në largim. Pas stërvitjes do të di se çfarë formacioni të bëj”, ka deklaruar Allegri.

Strategu më pas dha mendimet e tij për sulmuesin argjentinas Paulo Dybala, e ardhmja e të cilit është e mbuluar me dyshime. Kontrata e lojtarit skadon me klubin në fund të këtij sezoni dhe një rinovim fillimisht dukej i sigurt, por tani gjërat janë pak më të paqarta.

“Paulo është më mirë fizikisht, po rritet, është shumë i qetë. Kjo e ndihmon sepse është më i lirë për të luajtur, ka më pak përgjegjësi, jam shumë i kënaqur me atë që po bën. Mendoj se ai do të na japë shumë nga tani deri në fund të sezonit”.

Së fundmi, trajneri i Juventusit u deklaruar edhe për mesfushorin brazilian Arthur, i cili kohët e fundit është lidhur shumë me një kalim te Arsenali.

“Të mos harrojmë se Arthuri kishte gjashtë muaj joaktiv, ai duhej të gjente qëndrueshmëri. Nuk bëhet fjalë për lojtarin Arthur, ai është titullar për Brazilin edhe nëse nuk thirret”.

Ka mbetur pak më shumë se një javë në tregun e transferimeve të këtij muaji, që do të thotë se Juventusit do të duhet të punojnë shpejt nëse duan të mbyllin largimet e Ramsey dhe Arthur. Për Dybalan, situata do të zvarritet edhe për disa muaj të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave, injoron portugezin CR7

Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave, injoron portugezin CR7

Ndërkombëtare

"Ju e dini ndikimin që ata kanë" - ish-gjyqtari tregon se çfarë i bëri Real Madridi pasi e ndëshkoi me karton të kuq Cristiano Ronaldon

La Liga
Barcelona synon goditjen e dyfishtë nga Arsenali në janar

Barcelona synon goditjen e dyfishtë nga Arsenali në janar

La Liga
Planifikimi i Real Madridit: Ishte një plan i matur në mënyrë perfekte, por Benzema e ‘shpërtheu’

Planifikimi i Real Madridit: Ishte një plan i matur në mënyrë perfekte, por Benzema e ‘shpërtheu’

La Liga
Tuchel befason me fjalët e tij: Jo Bayerni, kjo skuadër është më e forta në Gjermani

Tuchel befason me fjalët e tij: Jo Bayerni, kjo skuadër është më e forta në Gjermani

Bundesliga
Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

La Liga
Kalo në kategori