LAJMI I FUNDIT:

Albert Bunjaku: Me pagën që merrja si përzgjedhës i Kosovës, nuk mund ta mbuloja asnjë udhëtim

Albert Bunjaku: Me pagën që merrja si përzgjedhës i Kosovës, nuk mund ta mbuloja asnjë udhëtim

Ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, ka thënë se përballja me Danimarkën është më shumë se një miqësore për Kosovën.

Bunjaku në emisioni “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka thënë se përballja me Danimarkën është shumë e rëndësishme për Kosovën edhe për nga niveli që ka skuadra mysafire.


Ai ka thënë nuk është pozitive nëse Kosova do të qëndronte kur kundërshtari që do të përballemi për ndeshjet kualifikuese pas disa ditësh do të përballet me Malin e Zi.

“Por, Danimarka nuk është mënyra më e mirë e përzgjedhjes së kundërshtarit ngase më herët ke pasur më shumë mundësi të gjesh kundërshtarë më të shumtë për ndeshje miqësore. Sot duke pasur parasysh se grupet kanë nga pesë apo gjashtë skuadra është shumë e vështirë mund të gjesh kundërshtarë”.

Ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, thotë se në bazë të informacioneve që ka Kosova ka pasur alternativë të luaj edhe mua Gjermaninë apo Argjentinën por kushti i këtyre ka qenë që ndeshje të zhvillohet jashtë.

“Nëse mendojmë udhëtimet dhe lodhja e lojtarëve, mendoj se Danimarka ka qenë një zgjedhje shumë e mirë duke pasur parasysh kundërshtarët tjerë. Mendoj se Danimarka është një kundërshtarë që mund t’i shërbej Kosovës si test për ndeshjen e ardhshme me Bullgarinë”.

Bunjaku ka folur edhe për fillimet e para të tij si trajner i Kosovës në kohën kur kjo e fundit nuk ishte as në UEFA e FIFA.

“Kisha një rrogë me të cilën asnjë udhëtim nuk mund ta kisha bërë. Udhëtimet një kohë i kam financuar vet. Më pas udhëtimet e mia i kanë ndihmuar shumë persona që madje nuk më kanë lënë të fle në hotel, por më kanë marrë në hotelet e tyre”.

Ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës thotë se ajo kohë ishte para vitit 2016, ndërsa më pas filluan të vinin fondet për Kosovën edhe nga UEFA.

“Ka qenë një investim shumë i rëndësishëm. Ka qenë një projekt që jam munduar të realizohet”, tha ndër të tjera Albert Bunjaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori