Rozi Kostani nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që të interpretojë në ndonjë film me skena intime.

E ftuar në emisionin PopCulture në Top Channel aktorja kryesore e filmit “Unë, Ti dhe Kasandra” është dashur t'i përgjigjej edhe pyetjes së moderatores nëse do të interpretonte në filma me skena të nxehta.


rozi2 (Foto: YouTube/TopChannel)

Ndërsa, Kostani si me shaka iu përgjigj se po, nëse pagesa do të ishte e kënaqshme.

“Kam interpretuar në 10 filma gjatë karrierës sime, e megjithatë asnjëherë nuk kam interpretuar skena të nxehta".

"Por, nëse do të më ofronin një shumë të madhe parash edhe mund të pranoja”, citon TCH fjalët e saj.

rozi3 (Foto: Instagram/RoziKostani)

Aktorja gjithashtu rrëfeu se gjatë karrierës së saj si aktore është fokusuar më tepër te teatri sesa te filmi.

Ndërsa ka thënë se asnjëherë nuk do të donte që vajza e saj të ndiqte këtë karrierë për shkak se aktrimi është një profesion i cili nuk paguhet mjaftueshëm në Shqipëri.