Aktori amerikan, Devin Harjes, ka ndërruar jetë pas komplikimeve nga kanceri në spitalin Mount Sinai West në New York.

Ai ishte 41 vjeç.


I njëjti thuhet se ndërroi jetë më 27 maj, siç u konfirmua nga zëdhënësi i tij.

Devin Harjes

Harjes luajti rolin e legjendës së boksit Jack Dempsey në serialin "Boardwalk Empire".

Luajti gjithashtu në dramën fantastiko-shkencore të Netflix "Manifest”, rolin e Pete Baylor, një anëtar i një bande droge të njohur si Meth Heads.

Luajti gjithashtu role në serialet: "Blue Bloods", "Orange Is the New Black", "Elementary" dhe "FBI".

Ai lindi në vitin 1983 në Lubbock të Texasit. Ai e filloi karrierën e tij si aktor në teatrin Dallas-Fort Worth, pastaj u nis për në New York, ku shfaqi talentin e tij në filma dhe shfaqje të ndryshme.

Devin Harjes

Në nekrologji thuhet se, përveç aktrimit, Harjes u stërvit në arte marciale dhe shpesh stërvitej në palestër. Ka lënë pas prindërit e tij Randy dhe Rosanne Harjes dhe motrën e tij Trich. /Telegrafi/