eksperti-banner

Zendaya pësoi një moment të sikletshëm në Romë të shtunën, pasi asaj iu refuzua hyrja në një restorant luksoz për shkak të kodit të rreptë të veshjes.

Aktorja 26 vjeçare, i cila kishte veshur një bluzë të zezë të shkurtër dhe pantallona ngjyrë bezhë, u përpoq të darkonte në “Terrazza Borromini” të qytetit italian - gjë që kërkon një veshje të stilit 'smart casual' për mysafirët.


Megjithatë, ylli, i cili kishte një rezervim, u largua nga restoranti për shkak të veshjes së saj, shkruan DailyMail.

zen1

Zendaya u fotografua nga paparacët duke pasur një ndërveprim me stafin e restorantit.

Ajo dhe shoqëruesit e saj përfunduan duke darkuar në një piceri aty pranë pas incidentit.

zen2

Pamja e yllit u shoqërua me një palë këpucë lëkure dhe çantë dore të zezë.

Ndërkohë, i dashuri i saj, aktori Tom Holland, 27 vjeç, u pa në New York City me shoferin e F1, Lewis Hamilton, 38 vjeç.

zen3

Dyshja dolën pasi darkuan në restorantin “Sant Ambroeus” në kryeqytetin njujorkez.

Ai dhe Zendaya janë në lidhje që nga viti 2017, pasi u njohën me njëri-tjetrin kur luajtën bashkërisht në filmin “Spider-Man”. /Telegrafi/

zen6

zen7

zen8

zen9

zen10

zen11

zen12