LAJMI I FUNDIT:

Akordoi penallti të diskutueshme në Podujevë, gjyqtari Gramos Shala i kërkon falje publike Gjilanit

Akordoi penallti të diskutueshme në Podujevë, gjyqtari Gramos Shala i kërkon falje publike Gjilanit

Llapi dhe Gjilani përfundoi të shtunën në fushë, por jashtë fushës nuk ka përfunduar ende pasi ka vazhduar me diskutime të shumta.

Shkak ishte bërë penalltia e akorduar nga gjyqtari Gramos Shala në fund të ndeshjes, penallti që ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes 2-1 në të mirë të Llapit.


Ankesa të shumta kishte nga mysafirët, derisa trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani shpërtheu pas ndeshjes në deklaratën e tij kundrejt gjyqtarit Gramos Shala.

Mezani e quan 'Monstër' gjyqtarin Gramos Shala: Nuk duhet të gjykojë kurrë më në futbollin kosovar
Lexo po ashtu Mezani e quan 'Monstër' gjyqtarin Gramos Shala: Nuk duhet të gjykojë kurrë më në futbollin kosovar

Tani ka ardhur reagimi i gjyqtarit i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar një shkrim të gjerë duke i kërkuar falje publike SC Gjilanit dhe tifozëve të tyre për atë penallti të dhënë.

Shala është ankuar se në studiot televizive pa të drejtë është akuzuar nga trajner e ish-gjyqtarë për një gabim njerëzorë.

Postimi i plotë nga Gramos Shala (pa ndërhyrje): 

“Deklarat per opinonin futbolldashes shqiptar : une Gramos Shala sonte duke par emisionet sportive te opinjonistve e ish kolegve se si i analizojshin duke cekur kriteret ne studio u atakova shum per gabimin tim jo diskutabil, thuajse ishte bardh e zi, thuajse fare skishte prekje me dor, nuk dua te justifikohem per gabimin por tham me bindje te plotë kujtë po I pengon Gramos Shala, nuk osht hera e par qe ne studio akuzohem e etiketohem per vendimet e mara qe jan te qelimshme dhe te pa ditura duke akuzu se une jam ai qe po e humbi investimin miljonesh te FFKse nga presidenti per VAR in, keshtu si sonte jam akuzuar nga disa trajner, drejtora sportiv e gazetarja sportive Qeqa edhe Para 2 viteve per ndeshjen Prishtina – Drenica si skandal qe une nuk e respektoj VAR in. E din secili refer qe ka qen ne seminar te verteten. Nuk pranoj qe karieren time te deshmuar perj gjygjtari (referi) qe osht nje profesion jo i lehtë per ta ushtruar dhe vepruar qe e kam ndertuar me pune e sakrifikic dhe dashuri qe 22 vite e nga 2005 ne rangun elitar te futbollit te Kosoves duke gjykuar me shum se 400 ndeshje dhe shum ndeshje te rendesishme me peshë si finalet,barazhet e shum ndeshje tjera qe kan percaktuar edhe tituj te akuzohem per nje gabim qe mund ti kish ndodhur gjdo gjygjtari,e siq ju kan ndodhur me par dhe sesht ber kaq e madhe si me rastin tim.

Rastet e dyshimta në ndeshjet Llapi-Gjilani dhe Drita-Prishtina, flet ish-gjyqtari i njohur
Lexo po ashtu Rastet e dyshimta në ndeshjet Llapi-Gjilani dhe Drita-Prishtina, flet ish-gjyqtari i njohur

Gabimet e referve ndodhin gjethkund ne botë edhe ne ligat me te forta dhe sisteme me te avansuare te teknologjis ku edhe sot ne ndeshjet e premierliges ,seria A , lla liga ndodhin gabimet, Une kam analizuar dhe kam mar vendim për her te par në karieren time qe ti kerkoj falje publike nje ekipi S.C . GJILANI dhe tifozve e dashamirve te tyre, per nje gabim timin, te vetmin rast konkret te ndeshjes, Mos anulimin e penalties edhe pas rishiqimit ne VAR, dhe në te kunderten do te kishim ekipin e KF LLAPI qe do te ankohet per mos dhanjen e penalltis per prekje me dor . Keshtu që dua theksoj te pa pranushme nga S.C GJILANI për rezulltatet jo te mira, qe i kan objektiva e tyre ti fakturoj tek ky rasti i vetem i takimit sepse loja ishte luftuar kishte penallti edhe per S.C.GJILANI dhe nuk kishte njëanshmeri ku edhe komisioni dhe trajneri Mezani munden te rishiqojn e analizoj ndeshjen 100 minuteshe . Ne fund po ashtu dua te theksoj ne ketë deklarat se gabimet e disa referve mbeshtetn edhe pse gabojn nga opinoniste dhe komisionet perkatse te referve. nuk pajtohem ne rastë te gabimi i nje referi dhe ato te adresohen duke atakuar presidenti Agim Ademi sepse nuk osht fer dhe korekt siq pe shofim ne disa studio sportive te disa analistve per gjith këtë kam vendosur te prononcohem me shkrim ne Fb. Me respek Gramos Shala” /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori