eksperti ad

Ka qenë një vit produktiv për estradën shqiptare, shumë nga ta krahas këngëve të reja kanë lansuar edhe albume.

Një projekt të tillë së fundmi ka sjell edhe këngëtarja e njohur, Aida Doçi, këtë herë ajo ka bashkuar forcat me motrën e saj Argjendën.


Ato kanë publikuar albumin me titullin “Aktor”, i cili përbëhet nga gjithsej 12 këngë të zhanrit baladë, që tashmë gjenden në YouTube.

aidadoci1 267108548 792795341516950 1340961121071164772 n Foto: Aida Doçi/Instagram

Albumi përfshin këngët: “Boni t’fala”, “Plaget i numroj”, “Zemra mu dridh”, “Po ti pse”, “Harrom”, “Kom dasht”, “Edhe un kam ndjenja”, “Lot ne sy”, “E lëndove zemrën”, “Aktor”, “Se meritova” dhe “U kry”.

“Të dashur miq albumi ynë i titulluar “Aktor” tashmë është publikuar dhe mund ta gjeni në Youtube, shpresoj ta pëlqeni, ju duam shumë”, ka shkruar Aida në postim për të njoftuar lansimin e albumit më të ri.

Ndërkohë, përveç albumit me motrën e saj, Aida ka qenë aktive edhe me disa projekte solo që i solli kohëve të fundit. /Telegrafi/