LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Perisicit viziton Unitedin, ia tregon planet e kroatit

Agjenti i Perisicit viziton Unitedin, ia tregon planet e kroatit

Agjenti i Ivan Perisic njoftohet se ka vizituar Manchester Unitedit mbrëmë (e enjte) për t’ia treguar planet e Interit për t’i ofruar atij një zgjatje të kontratës.

Duket sikur oferta e Jose Mourinhos për reprezentuesin e Kroacinë është e vdekur, por thuhet se ka ende një shans.


Sipas FCInterNews.it, agjenti Fali Ramadani ishte në Manchester mbrëmë (e enjte) për të vizituar Mourinhon dhe drejtorët nga Old Trafford.

Djajtë e Kuq do bëjnë ofertë brenda 48 orëve për Perisicin
Lexo po ashtu Djajtë e Kuq do bëjnë ofertë brenda 48 orëve për Perisicin

Ai ishte atje për të t’i informuar ata për situatën, pasi Interi i ka ofruar një zgjatje të kontratës për të mbajtur Perisicin në San Siro deri më 2021.

Paga do të jetë pesë milionë euro në vit, e cila është një përmirësim i madh në pagën e tij aktuale prej 3.5 milionëve në vit, por ende ka një rrugë e gjatë nga lloji i parave që Manchester United propozon.

Interi ka qëndruar i vendosur për çmimin e kërkuar prej 50-55 milionë euro për Perisicin dhe nuk do të bjerë poshtë kësaj shifre, megjithëse Djajtë e Kuq kurrë nuk shkuan mbi 45 milionë euro, duke përfshirë bonuse.

Është e mundshme që Ramadani bëri vizitën e tij te Unitedi për të shikuar nëse ata po planifikonin një tjetër qasje ose nëse anësori mund të nënshkruajë marrëveshjen e re me Interin. /Telegrafi/