LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Hysajt konfirmon interesimin e Atletico Madridit dhe Juventusit

Agjenti i Hysajt konfirmon interesimin e Atletico Madridit dhe Juventusit
Elseid Hysaj (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, ka konfirmuar se Atletico Madridi dhe Juventusi janë të interesuar në transferimin e mbrojtësit shqiptar, me ofertën e parë te Colchoneros që ishte e ulët.

Përfaqësuesi i futbollistit ka bërë të ditur se Napoli po kërkon së paku 25 milionë euro nga shitja e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, por skuadra spanjolle ka bërë ofertë prej 18 milionë eurosh. Agjenti i Hysajt ka shtuar se ata janë duke punuar në një aventurë të re, ndërsa në verë mund të ndodhë largimi nga napolitanët.


Elseid Hysaj vs Parma (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Oferta e Atletico Madridit ishte e ulët dhe që nuk e tregon vlerën reale të Elseid Hysajt. Ishte nën 25 milionë euro, kjo është çfarë mund të them. Napoli e ka vendosur çmimin, jo unë, por Elseidi dëshiron ta provojë një eksperiencë të re, por që mund të them se vështirë se një lojtar mund ta refuzojë Atleticon”.

“Lojtari ka treguar se tashmë ka disa oferta, pa dashur t’i fyejë tifozët e Napolit apo ndokënd tjetër. Momenti është që ta provojë një eksperiencë të re. Nuk është një fyerje ndaj Napolit, pasi ka arritur shumë në Itali”, ka thënë Mario Giuffredi.

Napoli refuzon ofertën e Atletico Madridit për Hysajn, kërkon më shumë për shqiptarin
Lexo po ashtu Napoli refuzon ofertën e Atletico Madridit për Hysajn, kërkon më shumë për shqiptarin

Raportohet se Hysaj po lidhet po ashtu me një kalim edhe te Juventusi, nëse Maurizio Sarri merr drejtimin e skuadrës në ditët e ardhshme.

“Pse Hysaj nuk duhet të shkojë te Juventusi? Ai është një profesionist. Nuk e di se përse përdoret fjala tradhtar në futboll, të gjithë këtu jemi profesionistë dhe që e konsiderojmë se çfarë është e mirë për karrierën dhe të arriturat tona”, ka thënë më tej agjenti i mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori