Zjarri që sot përfshiu një deponi të madhe gomash mes aeroportit “Adem Jashari” dhe kampit të Policisë në fshatin Vrellë, ka shkaktuar ndotje të ajrit, por edhe dëme.

Si pasojë e flakëve të mëdha është djegur një barakë brenda kampit të njësive speciale të Policisë, si dhe janë dëmtuar disa vetura që gjendeshin aty. Zjarrfikësve u janë dashur disa orë që ta fusin zjarrin nën kontroll.


Shkaktarët s’dihen ende.

Veçse dëmet që shkaktoi ky zjarra në Vrellë të Lipjanit janë goxha të mëdha.

Krejt kjo hapësirë mes Airoportit “Adem Jashari” dhe Kampit të Njësisve Speciale të Kosovës dyshohet se u përfshi nga flakët kur u dogjën një numër i madh i gomave.

Veç saj, një barakë u dogjë e disa vetura u dëmtuan në hapësirat brenda kampit të Policisë.

Këtë e konfirmoi shefi i ndërrimit të Brigades së Zjarrëfikësve të Lipjanit, Lavdim Troshuba.

“Po, se ka qenë flakë e madhe ka qenë zjarri i madh, qe edhe atje një objekt i Policisë, një barak u djegë. Edhe atje kemi intervenu dhe ka qenë edhe disa vetura që kanë qenë të konfiskuara nga Policia edhe aty maspari kemi intervenu”, ka thënë Troshuba.

Ai bëri të ditur se për të lokalizuar zjarrin u desh edhe ndihma e brigadave tjera.

“Kur kemi mbrri në vend të ngjarjës kanë qenë duke u djeg disa goma qishtu ka qenë por tash është nën kontrollë domethënë na ka ndihmu Prishtina, Gllokoci edhe Areoporti”, ka shtuar Troshuba.

Për më shumë se katër orë, kjo rrugë që nga Fushë-Kosova të çon në Lipjan dhe anasjelltas, u bllokua për qarkullim për shkak të zjarrit.

E, shkaktarët e flakëve nuk dihen ende.

Ndërkohë ekipi i zjarrëfikësve të Lipjanit vazhdoi të intervenonte edhe gjatë orëve të pasdites dhe të kujdestarojë në këtë pjesë ku flakët qenë ende aktive.

Telegrafi ka provuar të marr një konfirmim nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë çështje, por zyrtarë të këtij institucioni nuk ishin të qasshëm.