LAJMI I FUNDIT:

Napoli refuzon ofertën e Atletico Madridit për Hysajn, kërkon më shumë për shqiptarin

Napoli refuzon ofertën e Atletico Madridit për Hysajn, kërkon më shumë për shqiptarin
Elseid Hysaj (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Napoli thuhet se ka refuzuar ofertën e Atletico Madridit prej 18 milionë eurove për shqiptarin Elseid Hysaj, pasi që mbrojtësi ka thënë se nuk po nxiton të largohet.

Sipas mediumit të njohur ESPN, Rojiblancos kanë ofruar 18 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërinë.


Por, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka refuzuar atë, duke e konsideruar ofertën jo edhe aq të lartë.

Napoli gati ta lë të lirë Hysajn, ia cakton çmimin e largimit
Lexo po ashtu Napoli gati ta lë të lirë Hysajn, ia cakton çmimin e largimit

Në ditët e fundit agjenti i lojtarit konfirmoi se mbrojtësi ishte duke kërkuar të largohet nga klubi në verë, duke shtuar se spanjollët janë një nga shumë ekipet e interesuara për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, ndërsa gjendet në detyrë ndërkombëtare për kualifikuesit e Euro 2020, duket se Hysaj nënkuptonte se një largim nuk ishte e garantuar.

Të gjitha lajmet rreth Elseid Hysajt
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Elseid Hysajt

“Nuk jam i mërzitur nga thashethemet që po bëhen. Kam edhe dy vjet në kontratën time me Napolin dhe tani jam fokusuar në futbollin ndërkombëtar, atëherë do të kem një pushim”, ka thënë Hysaj.

25-vjeçari u bashkua me Napolin nga Empoli në 2015 për pesë milionë euro dhe ka bërë 170 paraqitje gjatë kohës së tij në Stadio San Paolo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori