LAJMI I FUNDIT:

Adelina Ismaili rikthehet në festivalin që mund ta dërgoj në Eurovision

Adelina Ismaili rikthehet në festivalin që mund ta dërgoj në Eurovision

Një prej artisteve që pati frikë të guxonte në një kohë kur askush nuk e bënte.

Adelina Ismaili, e njohur si diva e muzikës moderne shqiptare, pas një shkëputjeje të gjatë, ka vendosur të rikthehet, edhe pse pak javë më parë, gjatë një koncerti në Gjilan, tha se nuk do të kthehet më në muzikë, por do të jetë pranë publikut të saj si aktore.


Kozeta Kurti, zëdhënëse e Fest ’56, zbulon se një tjetër surprizë e këtij edicioni do të jetë Adelina Ismaili.

“Një personalitet i rrallë artistik që prodhoi showbiz-i shqiptar i viteve ‘90-të, pritet të ngjitet në skenën e Festivalit më të madh në vend. Plot këngëtare të tjera tentuan të ndiqnin gjurmët e saj, por mbetën përpjekje të mundimshme që filluan e mbaruan me veshjen, look-un, sepse askush nuk i afrohej dot kurajës skenike të artistes nga Kosova, as sharmit te saj, as rebelizmit. Ka mall për Adelina Ismailin, që kur vrau frikën për skenën  madhështore të Festivalit, me “Mos ma gjuj diellin me gur“, ka mall për të që kur zhveshi më shumë se sa veten nga rrobat, mentalitetin e ndrydhur të një populli që për gjysmëshekulli jetoi në izolim e qasja ndaj së resë, kishte vështirësi për pranim. Pas një karriere që ka njohur veç rritje në kurbën e saj, me një pjekuri artistike për t’u admiruar, Adelina Ismaili është vlerë e shtuar për institucionin e Festivalit, si një nga të ftuarat speciale të këtij edicioni”, tha Kurti.

Ndryshe, Adelina do të jetë mysafire speciale e një prej episodeve të serialit “O Sa Mirë”. /class/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori