LAJMI I FUNDIT:

Adele zbulon se u rrëzua në prapaskenë gjatë shfaqjes së saj në Las Vegas pasi pësoi një atak të nervit shiatik

Adele zbulon se u rrëzua në prapaskenë gjatë shfaqjes së saj në Las Vegas pasi pësoi një atak të nervit shiatik
Foto: Instagram

Adele zbuloi se u rrëzua në prapaskenë gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas, për shkak të një ataku të nervit shiatik.

Këngëtarja, 35 vjeçare, thuhet se u tha fansave të saj në The Colosseum se një anëtar i ekipit e gjeti atë pa vetëdije.


Ylli i famshëm gjithashtu u detyrua të ulej gjatë performancës së saj “Weekends With Adele”, duke shpjeguar: “Do të ulem dhe do të pushoj dhimbjen e nervit shiatik”.

Foto: Instagram

Shiatiku është një gjendje dobësuese e shpinës që zakonisht ndodh për shkak të një disku të rrëshqitur, i cili shtyp nervin shiatik që shkon nga pjesa e poshtme e shpinës në këmbë.

Adele heq dorë nga kafeja: Më e vështirë se të lë duhanin
Lexo po ashtu Adele heq dorë nga kafeja: Më e vështirë se të lë duhanin

Mund të shkaktojë dhimbje, një ndjesi ngërçesh dhe mund të jetë aq e rëndë saqë e lë dikë të paaftë të ecë.

Foto: Instagram

Në fillim të këtij viti, Adele detajoi dhimbjen kronike të shpinës gjatë një shfaqjeje tjetër në Las Vegas, teksa po kalonte nëpër skenë.

Adele ka diskutuar më parë se kishte dhimbje për ‘gjysmën e jetës së saj’, para se të humbiste peshë dhe se si rregullimi i trupit e ka ndihmuar atë të përballojë problemet.

Foto: Getty Images

Imazhi i artistes ka qenë një temë e nxehtë që kur ajo u kthye në qendër të vëmendjes pas divorcit të saj në vitin 2019 dhe ka folur sesi shëndeti fizik e ka ndihmuar ankthin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori