LAJMI I FUNDIT:

Pochettino i del kundër presidentit Boehly, kërkon ndryshimin e strategjisë së Chelseat

Pochettino i del kundër presidentit Boehly, kërkon ndryshimin e strategjisë së Chelseat

Chelsea ka shpenzuar 1 miliard funte gjatë pronësisë së Todd Boehly deri më tani me klubin londinez që ka blerë kryesisht lojtarë të rinj me shumë potencial.

Kjo nuk ka funksionuar mirë nga pikëpamja e rezultateve, me Blutë e Londrës që mbeten në mes të tabelës së Ligës Premier.


Chelsea ka skuadrën më të re në ligë dhe Mauricio Pochettino thotë se lojtarët më të vjetër do të duhet të bashkohen gjatë verës.

Chelsea kishte skautë në fitoren e Atalantas ndaj Liverpoolit - vëzhguan një top lojtar
Lexo po ashtu Chelsea kishte skautë në fitoren e Atalantas ndaj Liverpoolit - vëzhguan një top lojtar

Argjentinasi ka dalë kundër strategjisë së presidentit Todd Boehly i cili synon transferimin e talentëve të rinj, derisa Pochettino thotë se duhet të ndryshohet kjo strategji dhe duhet transferojnë lojtarë me përvojë.

“Ne mund të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë me politikën e klubit për të nënshkruar me lojtarë të rinj, por në skuadër, ne kemi Thiago Silva , Raheem Sterling dhe Marcus Bettinelli . Ndoshta Marcus nuk po luan, por ai bën një punë fantastike duke ndihmuar djemtë e rinj”.

Chelsea kishte humbje marramendëse prej 290 milionë euro – po përpiqet t'i shpëtojë dënimit duke e shitur hotelin te pronarët e klubit
Lexo po ashtu Chelsea kishte humbje marramendëse prej 290 milionë euro – po përpiqet t'i shpëtojë dënimit duke e shitur hotelin te pronarët e klubit

“Ne kemi lojtarë me përvojë në skuadër. Nuk është kundër projektit të kesh disa lojtarë që po i ndihmojnë të rinjtë të performojnë, të jenë profesionistë dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh në Ligën Premier dhe të jesh në Chelsea”.

“Ne duhet të sjellim disa lojtarë me përvojë këtë verë dhe gjithashtu më shumë lojtarë të rinj”, shtoi Pochetino.

“Kjo ka të bëjë me bisedën me klubin dhe analizimin dhe hartimin e strategjisë për sezonin e ardhshëm dhe të luftojmë për gjëra të mëdha”, deklaroi trajneri argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori