Aspark Owl, një hipermakinë elektrike japoneze, ka vendosur dy rekorde të reja botërore për shpejtësinë mesatare më të lartë nga një makinë elektrike mbi një të tetën e miljes dhe një çerek milje ( 201m dhe 402m respektivisht). Owl me katër motorë arriti mesatarisht 309.02km/h për 201 metra dhe 318.85km/h në 402 metra.
Në krahasim, një Porsche 911 Turbo S, e cila mund të përfundojë një “sprint” prej 400 metrave në 9.9 sekonda, e bën këtë me një mesatare prej 146 km/h, duke e bërë Owl mbi se dy herë më të shpejtë.
I paraqitur fillimisht si një makinë koncept në vitin 2017, Owl gjeneron rezultate të pretenduara prej 1,984 kuaj duqi dhe 2,000 njuton metër nga katër motorët e tij elektrikë të cilët janë të aftë të rrotullohen deri në 15,000 herë në minutë, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
I pajisur me një paketë bateri litium-jon të zhvilluar posaçërisht për këtë veturë me një kapacitet prej 64kWh, Owl ka një distancë të pretenduar deri në 450 km dhe një shpejtësi maksimale prej 400 km/h.
Në testet e mëparshme në Misano World Circuit në Itali, Owl ka arritur një shpejtësi prej 0 deri në 100km/h në vetëm 1.72 sekonda. Aspark pretendon se Owl është “makina me përshpejtimin më të shpejtë në botë” dhe sugjeron se mund të arrijë një shpejtësi edhe më të madhe.
Teksa Aspark Owl vendos rekorde të reja, titulli i veturës elektrike më të shpejtë të prodhimit në botë në mbi 402 metra i përket ende veturës së markës kroate Rimac Nevera, duke e përfunduar atë fazë në vetëm 8.582 sekonda.
Megjithatë, blerësit e interesuar do ta kenë të vështirë të marrin Owl-in e tyre, pasi prodhimi i saj është i kufizuar në vetëm 50 njësi dhe ka një çmim prej rreth 2.93 milionë eurove, dhe Aspark Owl është gati për ekskluzivitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

Toyota planifikon nëntë automjete elektrike për Evropën për 2025 dhe 2026

Volkswagen i hapur për ndërtimin e pajisjeve ushtarake për ushtrinë gjermane

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker