LAJMI I FUNDIT:

Serbët në veri ironizojnë me nënkryetarin e Listës Serbe, grumbullojnë ndihma humanitare për Igor Simiqin

Serbët në veri ironizojnë me nënkryetarin e Listës Serbe, grumbullojnë ndihma humanitare për Igor Simiqin

Pas protestës së një grupi qytetarësh dhe aktivistësh politikë fundjavën e kaluar në Mitrovicë veriore, gjatë së cilës publikisht u fol për funksionet dhe të ardhurat e nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, e më pas shpjegimi i tij përmes rrjeteve sociale në të cilin ai mohon akuzat me dokumentet që i ka bashkangjitur – ka reaguar një aktivist tjetër politik në Mitrovicën, por për shpjegimet e Simiqit.

Lideri i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa e serbëve”, Aleksandar Arsenijeviq, sipas “Kossev”, organizoi sot një aksion  simbolik në qendër të qytetit – duke vendosur një kuti ku shkruhej “Aksioni humanitar për Igorin”.


“Sot organizuam një aksion humanitar për zotin Igor Simiq pas klithjes dhe deklaratës së tij në Facebook që u raportua nga media të caktuara, përkatësisht se ai nuk punon më as në institucionet e Kosovës, se ka vetëm dy rroga”, tha Arsenijeviq, transmeton Telegrafi.

Ai shton se vetë Igori e dinte që certifikatat që kishte nxjerrë nuk ishin të vlefshme.

“Për shkak se ai punon në punë të përkohshme, dhe si i tillë ai tha në deklaratën e tij se lista Serbe dhe ai e ushqejmë këtë popull (…) Ky popull është gjithmonë këtu për të shprehur humanizmin e tij ndaj secilit prej qytetarëve të tij, dhe për rrjedhojë këtë kontribut vullnetar, njerëzit dhurojnë, për ta ndihmuar atë dhe të tjerët që mendojnë si ai, liderët e Listës Serbe, që ta mbijetojnë këtë periudhë të vështirë financiare për ta”, tha Arsenijeviq.

Ai porositi që qytetarët vetë të afrohen, të flasin dhe të lënë para me komente humoristike.

“Pra, nëse zoti Igor Simiq nuk e pranon këtë donacion, ne do t’i ridrejtojmë paratë për qëllime humanitare”, tha Arsenijeviq, në fillim aksionit simbolik.

Kështu 9,070 dinarë dhe 100 lira do të shkojnë për qëllime humanitare, sa janë paratë e mbledhura sot.

Pjesa tjetër e rekuizitave të sjella nga qytetarët me postë do t’i dërgojmë në adresën e shtëpisë së zotit Igor Simiq”, tha Arsenijeviq.

Në anën tjetër, i lutur që ta komentojë këtë veprim Igor Simiq është përgjigjur se nuk mund t’i përgjigjet marrëzive dhe të pavërtetave, duke u falënderuar për pyetjen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori