LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Ronaldos te Portugalia nën drejtimin e trajnerit të ri

E ardhmja e Ronaldos te Portugalia nën drejtimin e trajnerit të ri
(Foto: Getty Images)

Përzgjedhësi i ri i Portugalisë, Roberto Martinez, planifikon të bisedojë me Cristiano Ronaldon parë se të merret ndonjë vendim lidhur me të ardhmen e superyllit në përfaqësuese.

Pesëherë fituesi i Topit të Artë ka regjistruar 196 paraqitje për vendin e tij duke e fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Komeve, ndërkohë që është golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueseve më 118 gola të realizuar.


Megjithatë, 37-vjeçari e kaloi pjesën më të madhe të ‘Katar 2022’ në bankën rezervë dhe pasi nënshkroi për klubin saudit, Al-Nassr, janë ngritur dyshime nëse ai do të luajë ndonjëherë për Portugalinë.

(Foto: Getty Images)

Gjatë prezantimit, Martinez është pyetur nëse e sheh Ronaldon si pjesë të planeve të tij, ndërsa përgjigja ishte: “Vendimet duhet të merren në fushë. Unë nuk jam trajner që marr vendime të nxituara. Dua t’i takoj të gjithë dhe duke filluar nga sot dua të bisedoj dhe t’i njoh të gjithë lojtarët. Cristiano është pjesë e asaj liste, ai i ka kaluar 19 vite me ekipin përfaqësues dhe meriton respekt, le të bisedojmë”.

“Nga këtu, më takon mua që të bëj listën më të mirë për Kampionatin Evropian. Nesër (e martë) do të fillojmë punën, t’i njohim të gjithë lojtarët dhe Cristiano është njëri prej tyre”, është shprehur trajneri.

Portugalia u eliminua nga Kampionati Botëror në një humbje të papritur nga Maroku në çerekfinale dhe do të rikthehet në aksion në kualifikimet për ‘Euro 2024’ më 23 mars kundër Lihtentshtajnit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori