LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Harxhimi i 800 milionë eurove për të blerë rrymë do të ishte një çmenduri financiare, investimet kapitale në nivelin më të ulët

Mustafa: Harxhimi i 800 milionë eurove për të blerë rrymë do të ishte një çmenduri financiare, investimet kapitale në nivelin më të ulët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se harxhimi i 800 milionë eurove nga Qeveria Kurti për të blerë energji elektrike do të ishte një çmenduri financiare dhe shtetërore.

Mustafa gjatë një interviste për Telegrafin ka shtuar se mos investimi në projekte kapitale ka bërë që deri në fund të muajit shtator realizimi i tyre të jetë jo më shumë se 15 për qind.

“Shpresoj që nuk do të harxhohen 800 milionë euro për të blerë energji për muajt dhjetor, janar e shkurt. Kjo do të ishte çmenduri financiare, buxhetore e shtetërore. Po besoj se një pjesë do t’iu duhej të blejnë energji, ta zënë 200 milionë euro atëherë 600 milionë euro pse nuk investohen projekte kapitale”, tha Mustafa.


Ai shton se përveç bllokadës së investimeve kapitale në nivel qendror tashmë kjo po ndodh edhe në nivel lokal.

“Më e keqja, përveç se nuk kanë realizuar investime kapitale në nivel qendror, përmes mos plotësim-ndryshimit të Ligjit për Prokurim Publik kanë bllokuar të njëjtën gjë edhe në nivel lokal. Kemi dhjetëra projekte me qindra milionë euro që kanë ngecur. Pra, kemi stagnim total ekonomik”, shton ai.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa gjatë intervistës në Telegrafi | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Sipas Mustafës, deri më tani janë 800 milionë euro të pashfrytëzuara nga Qeveria e Kosovës.

“Fatkeqësisht duhet të ceki edhe një deklaratë të ministrit të Financave, për ta arsyetuar këtë ku pati thënë se ‘dola në market, e pashë një gjallëri’. Dhe në anën tjetër, ke një mungesë të investimeve kapitale, pra në muajin qershor ishte 9 për qind, e një fund të shtatorit nuk ka kaluar në 15 për qind, pra kanë mbetur edhe dy muaj që të investon pasi ftohet koha. Në xhirollogari ka gati 800 milionë euro të pashfrytëzuar deri më tani”, tha Mustafa.

Po ashtu, sipas deputetit të LDK-së deri në fund të vitit, vendi ynë do të ketë tkurrje ekonomike.

“E vërteta do të del në pah në fund të vitit, por edhe Banka Botërore e ka një përvojë të gjatë e të gjerë me shumë shtete për projektime ekonomike dhe ata deklarojnë se rritja ekonomike do të ngadalësohet në 3.1 për qind, për derisa inflacioni pritet të jetë 12 për qind. Nëse rritja nominale ekonomike është 3 për qind dhe inflacioni 12 për qind, atëherë rritja reale i bie tre minus 12, pra 9 për qind tkurrje ekonomike reale. Po qese këto shifra dalin në fund të muajit dhjetor”, përfundon ai.

Në këtë intervistë, Besiana ka folur edhe për grevën në arsim, qeverisjen nga Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori