LAJMI I FUNDIT:

Prizren, gjuajtje me armë zjarri në një lokal ku po mbahej muzikë live – i dyshuari në kërkim

Prizren, gjuajtje me armë zjarri në një lokal ku po mbahej muzikë live – i dyshuari në kërkim
Foto: Ilustrim

Një gjuajtje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma në një lokal ku po mbahej muzikë live, në fshatin Lubizhdë e Prizrenit.

Sipas policisë, një person është futur me armë automatike në lokal dhe ka gjuajtur me të.


Tutje, bëhet e ditur se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.

“Policia ka kontaktuar me  dy punëtorë (dëshmitarë) të cilët kanë qen  në lokal. Ata kanë deklaruar se një person ka hyrë me një armë automatike dhe kishte gjuajtur me të. Nuk kishte persona të lënduar përveç dëmeve materiale dhe i dyshuari ishte larguar”, thuhet në komunikatën për media.

Policia po ashtu njofton se hetuesit policorë dhe krim teknika në vendngjarjes kanë gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale: gjashtë gëzhoja, dy predha dhe dy mbështjellës të predhave.

“Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori kujdestar me veprimet e ndërmarra. Personi i dyshuar është në kërkim”, thuhet më tej në njoftim.

Rastin po e heton Sektori i Hetimeve të stacionit policor në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori