LAJMI I FUNDIT:

Probleme me motorin, piloti bën ulje emergjente në një autostradë në Gjermani – aeroplani përplaset për një kamion

Probleme me motorin, piloti bën ulje emergjente në një autostradë në Gjermani – aeroplani përplaset për një kamion

Një shofer kamioni dhe një pilot kanë mbetur relativisht të palënduar pasi një aeroplan bëri një ulje emergjente në një autostradë.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia vlerëson se kostoja e incidentit do të arrijë në dhjetëra mijëra euro.

Siç bëhet e ditur më tej, një pilot përplasi aeroplanin e tij të vogël me një kamion të shtunën, pasi u detyrua të bënte një ulje emergjente në një urë autostrade, konfirmoi policia lokale në një deklaratë.


Mediat shkruajnë se 72-vjeçari kishte fluturuar nga Franca në Holandë, mbi shtetin gjerman të Rheinland-Pfalz, kur motori i tij i vetëm filloi të kishte probleme dhe ai duhej të vendoste shpejt se kur do ta “lëshonte” aeroplanin.

Kështu ai u ul në Schwarzbachtalbrücke – një urë 100 metra e lartë pranë qytetit të Pirmasens në Gjermaninë perëndimore, në kufirin me Francën.

Në urë, aeroplani u përplas me një kamion që po afrohej. Piloti mbeti me lëndime të lehta ndërsa shoferi i kamionit doli i palënduar, tha policia.

Si pasojë, forca të shumta të shërbimit të urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërkohë që e gjithë rruga duhej të mbyllej plotësisht ndërsa policia pastronte karburantin dhe largoi aeroplanin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Kalo në kategori