LAJMI I FUNDIT:

MMPHI ndalon mbajtjen e tubimeve elektorale në hapësirat e “Shpellës së Gadimes”

MMPHI ndalon mbajtjen e tubimeve elektorale në hapësirat e “Shpellës së Gadimes”

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë vendim për ndalimin e mbajtjes së tubimeve elektorale në hapësirat e “Shpellës së Gadimes”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, ky vendim merret pasi janë mbajtur dy tubime elektorale në hapësirën para hyrjes së Shpellës së Gadimes, transmeton Telegrafi.

“Si pasojë e mbajtjes së dy tubimeve elektorale në hapësirën para hyrjes së Shpellës së Gadimes, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duke u bazuar në Rregulloren e MMPH-se: Nr. 23/2014, për rendin e brendshëm të monumentit të natyrës me rëndësi të veçantë ”Shpella e Gadimes”, sipas nenit 7, për aktivitetet e lejuara duhet të merret leje nga MMPHI-ja”, thuhet në njoftim.


Më tej, MMPHI thotë “kërkojmë që të tilla tubime të mos mbahen dhe organizohen në hapësirën e Shpellës së Gadimes, e cila është Monument i Natyrës me rëndësi të veçantë”. /Telegrafi/