LAJMI I FUNDIT:

Darmian: Më mungon Serie A dhe Italia

Darmian: Më mungon Serie A dhe Italia
Matteo Darmian (Foto: Victor Decolongon/Getty Images/Guliver)

Matteo Darmian ka folur rreth kampionatit italian, Serie A dhe kombëtares së Italisë, duke thënë se i mungojnë të dyja.

Mbrojtësi italian u transferua para dy sezonesh te Unitedi nga Torino, por ka dështuar të tregojë vlerat e veta dhe ta zë një vend titullari.

Kështu, e ardhmja e tij gjithmonë ka qenë shumë e përfolur me një rikthim të tij në Itali dhe tani edhe vet lojtari ka deklaruar se i mungon futbolli italian.


Eksod nga Manchester Unitedi, 10 lojtarë mund të largohen
Lexo po ashtu Eksod nga Manchester Unitedi, 10 lojtarë mund të largohen

“Duhet të them, me të vërtetë më mungon Serie A dhe Italia tani”, ka thënë fillimisht Darmian për Gazzetta dello Sport.

“Unë e di që jam në një nga klubet më të mira në botë dhe jam krenar që jam në Manchester United, por unë e dua Italinë, e dua vendin tim”.

“Të kthehem të luaj për Italinë është objektivi im. Roberto Mancini nuk më ka thirrur akoma, por shpresoj se do të jem në të ardhmen”, përfundoi italiani.

Darmian me fanellën e Italisë (Foto: Getty Images)

Juventusi dhe Interi janë lidhur me një lëvizje për Darmian gjatë afatit të fundit kalimtar veror.

Edhe Napoli thuhet se bëri ofertë për të, por ishte shumë e ulët për ta lënë të lirë Unitedi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori