LAJMI I FUNDIT:

Top shënuesit në Superligë, prin Genc Hamiti

Top shënuesit në Superligë, prin Genc Hamiti

Ka përfunduar faza e dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina pas 22 ndeshjeve ka përfunduar si lidere me katër pikë diferencë dhe me gjasa të mira për ta rikthyer titullin e kampionit.


Por sa i përket golashënuesve, nuk është ndër të parët ndonjë futbollist i liderëve të Superligës.

Sulmuesi i Drenicës, Genc Hamiti prin në listën e golashënuesve me 10 gola të shënuar deri më tani.

Ndërkohë në pozitën e dytë ka mbetur super talenti i Llapit, Mirlind Daku që ka një gol më pak të shënuar.

Me nëntë gola të shënuar pas 22 javëve është edhe sulmuesi shtatlartë i Dritës, Kastriot Rexha dhe ai i Lirisë, Artur Magani.

Në kuotën e tetë golave ka mbetur Xhevdet Shabani i Dritës, ndërsa Mark Milicaj dhe Oto John kanë tundur nga shtatë herë portat e kundërshtarëve.

E golashënuesi më i mirë i liderëve të Superligës është Ahmed Januzi me pesë gola. /Telegrafi/

Lista e golashënuesve në Superligë:

1. Genc HAMITI – KF Drenica 10
2. Mirlind DAKU – KF Llapi 9
3. Kastriot REXHA – KF Drita 9
4. Artur MAGANI – KF Liria 9
5. Xhevdet SHABANI – KF Drita 8
6. John Oto JOHN – KF Trepça’89 7
7. Mark MILICAJ – KF Feronikeli 7
8. Florim BËRBATOVCI – KF Llapi 6
9. Florent HASANI – KF Trepça’89 6
10. Semir ZENELI – KF Vëllaznimi 5
11. Mendurim HOTI – KF Feronikeli 5
12. Ahmed JANUZI – KF Prishtina 5
13. Ardit JAUPAJ – KF Flamurtari 4
14. Granit ARIFAJ – KF Feronikeli 4
15. Fetim KASAPI – KF Besa 4

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori