Sezoni festiv mund t’i mbush krejt njerëzit me emocione, por ka disa njerëz të cilët e ndjejnë se shëndeti i tyre mendor po merr kahje të gabuar
Arsyet për këtë mund të jenë shumë personale, por shumica prej tyre janë gjëra të zakonshme të cilat mund t’i shmangni, transmeton Telegrafi.
Një eksperte shëndetësore e cila ka specializuar për sëmundjet e depresionit dhe shqetësimeve, ka treguar arsyet prapa ndjenjave të këqija që jeni duke i pasur.
Problemet financiare
Nuk është befasi se shumica e njerëzve fillojnë të brengosen se nuk mund t’i përballojnë financiarisht të gjitha shpenzimet ekstra që i sjell sezoni festiv. Këto probleme financiare shkaktojnë stres dhe shqetësim, prandaj edhe mund të jenë duke u ndjerë keq kohët e fundit.
Vetmia
Një anketim ka zbuluar se 20 për qind e njerëzve ndihen të vetmuar gjatë festave të fundvitit sepse nuk kanë familjarë apo miq me të cilët duan t’i kalojnë këto festa, ose e kanë humbur një person që e kanë dashur shumë dhe kjo periudhë festive është e vështirë pa atë person.
Alkooli
Nëse dilni për të pirë me miqtë, duhet ta keni parasysh se vetëm mund të jeni duke e keqësuar shëndetin mendor sepse alkooli e rritë shqetësimin.
Alkooli është depresant dhe e dobëson kualitetin e gjumit.
Rrjetet sociale
Të gjithë e dimë se rrjetet sociale janë të dëmshme për vetëbesimin, e prandaj janë të dëmshme edhe në këtë periudhë të vitit. Duke i parë tjerët duke festuar dhe duke i kaluar festat e fundvitit në mënyrë të përsosur, ne ndiejmë presion ta kemi një “sezon të përsosur festiv” sepse ashtu na imponojnë postimet e tjerëve! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe