LAJMI I FUNDIT:

2 Ton publikon këngën e re “Corazon”

2 Ton publikon këngën e re “Corazon”
Foto: 2 Ton/YouTube

Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Corazon” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.


Kënga është punuar nga 2 Ton dhe Nego, ndërsa masteringu i është besuar Loren Aliajt.

Foto: 2 Ton/YouTube

Ndërkohë edhe për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperi me prejardhje nga Ferizaj.

“Corazon” është vizualizuar edhe me klip, i cili është mjaft veror dhe i përshtatet tematikës së këngës.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale i është vesuar produksionit N’Pik Creative.

2 Ton vazhdon të jetë edhe këtë verë i angazhuar me projekte të reja muzikore e koncerte të shumta. /Telegrafi/