LAJMI I FUNDIT:

Më 1 shtator fillon festivali më i madh i muzikës elektronike në vend ‘The Summit Fest’ (Foto)

Më 1 shtator fillon festivali më i madh i muzikës elektronike në vend ‘The Summit Fest’ (Foto)

Ka mbetur vetëm edhe një ditë para fillimit të Festivalit më të përfolur të muzikës elektronike në vend, The Summit Fest.

Të premtën, më 1 shtator, në hapesirën e njohur si “Te koshat” në parkun e Gërmisë ne Prishtinë, do të nisë edicioni i tretë i festivalit ku do të performojnë 15 artistë të muzikes elektronike.


Për dy netë radhazi, 1 dhe 2 shtator, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë t’i kalojnë orët e mbrëmjes me muzikë elektronike të mirëfilltë e cila nuk do të ndalet deri në mëngjesin e ditës së nesërme.

“Sivjet do të dominojë muzika techno franceze që konsiderohet një ndër vendet me muzikën elektronike më të zhvilluar në Evropë, por do të kemi edhe disa artistë shumë të njohur të muzikës Techno nga Italia, Gjermania dhe Franca. Sigurisht qe nuk mungojnë as artistë nga Kosova, që do ti japing festivalit një shije shumë unike, sikurse në edicionet e kaluara.

Secili prej këtyre Artisteve i ka karakteristikat unike të cilat i bëjnë veçues në stilin e muzikës së tyre, të cilët do të sjellin atmosferë marramendëse” tha Embeta Tahiri, nga kompania MODUS që është kreator dhe organizator i festivalit.

Artistët që sivjet do ta shënojnë këtë edicion janë: Dolby D, Process404, Airod B2B Mayeul dhe I Hate Models; nga Franca, WarinD , Antwerp Hand dhe A-909 nga Italia, Jasmine Azarian nga Gjermania, Jeanne nga Austria si dhe nga Kosova Megan, NaniKilla, Mindbend, Ersann dhe Buda.

“I Hate Models” do të performojë për herë të parë në ballkan. “I Hate Models” njihet për zhanrin e tij të vecantë të cilin e emëroi si techno melankolike. Dolby D është një ndër pionerët e zhanrit tekno në Francë, i cili do të performojë në natën e parë të festivalit dhe është ndër emrat më të mëdhenj të këtij edicioni.

Jasmine Azarian është residente në njërin prej klubeve më të mëdha në botë “Tresor Berlin”, e cila gjithashtu do të performojë në natën e parë të festivalit.

Airod dhe Mayeul janë artistë shumë të vlefshem në muziken elektoronike të kohës tonë dhe përfshirja e melodive të vecanta i bënë ata që të jehojnë kudo në Evropë dhe më tej.

Proces 404 artisti më i ri në ‘line up’ tonë, përmes tingujve të Evropës së vjetër modernizon aq shumë muzikën elektronike saqë kjo e bonë shumë speciale performimin e tijë në edicionin e tretë The Summit Fest.

Jeanne, artist i cili historinë revolucionaliste e shprehë përmes tingujve abstrakt si zhanër elektronik

Italianet Antwerp Hand dhe A-909 vijnë si E.S.S.S (Electronic’s Sons) për të ofru një show unik të B2B.

Nani Killa dhe Mindbend në natën e parë të The Summit Fest vijnë më një versus mode ku artistët garojnë me njëri tjetrin për të sjellur tingujt më të padegjushëm. Mënyra e miksimit të tyre së bashku është dicka shumë speciale dhe një set i tillë do të dëgjohetm për herë të parë në Kosovë.

Megan vjen me përzierje të tingujve autokton në kombinim me shpirtin berlinesk për sa i përket zhanrit elektronik.

Ersann është një artist ne ngritje i cili ka lansuar shumë tracks nëper record labels në Francë, Spanje, Itali dhe Gjermani. Artist i Dolma Records, record labelit të Dobly D i cili poashtu është pjesëmarrës në The Summit electronic music festival.

Buda, njëri ndër artistët më të veçantë lokal ka premtuar një show të vërtetë i cili do të nisë natën e parë të kësaj feste, ndërsam WarinD i cili për momentin njihet si artisti numër një i technos industriale në Itali, do të përmbyllë festivalin, ne oret e hershme të mëngjesit të ditës së diele.

Ky eveniment sivjet është fuqizuar nga Henineken, lëngjet Sola dhe AMC (skena, efektet vizuele dhe zërimi).

Komuna e Prishtinës e ka mbështet festivalin dhe për mbarvajtjen e tij do kujdeset Policia e Kosovës

Biletat janë në shitje në disa pika në Kosovë por gjithashtu mund të blehen në hyrje të festivalit, poashtu edhe online në Jamatu. Për më shumë informata mund të vizitoni edhe faqen zyrtare të The Summit Fest. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'

Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'

Magazina
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Heidi Baci shfaqet në ndejën e organizuar pas Big Brother pa Romeon?

Heidi Baci shfaqet në ndejën e organizuar pas Big Brother pa Romeon?

Magazina
Bëhen bashkë të gjithë banorët në një festë të organizuar pas përfundimit të Big Brother

Bëhen bashkë të gjithë banorët në një festë të organizuar pas përfundimit të Big Brother

Magazina
Kalo në kategori