Ndonëse, në këtë turne është ishte parashikuar që të paraqitet edhe boksieri Liridon Zeqiri, megjithatë, boksieri gjilanas për shkak së të përgatitjes jo do të duhur nuk do të jetë pjesë e këtij turne ndërkombëtar.

Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK) përmes një njoftimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e përfaqësues sonë në këtë turne prestigjioz.


Sipas FBoxK-së turneu i “Strangjat” konsiderohet turneu më i madh në Evropë, ku pjesëmarrës do të jenë boksierë nga shumë shtete të Kontinentit te Vjetër.

Në njoftimin e FBoxK-së thuhet se shumë shtete janë refuzuar për shkak të numrit të madh të boksierëve të paraqitur, dhe organizatori i këtij turneu ka paraparë që ky turne të zgjas pesë ditë, një shumë së sa ishte parashikuar.

“Interesimi është i madh për arsye se marrin pjesë të gjithë boksierët kandidat për Lojërat Olimpike Evropiane që mbahen në muajin qershor në Baku, si dhe sigurojnë vendin për Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

Në këtë turne Kosova është pranuar me dy boksierë: Liridon Zeqirin 60 kg dhe Armend Xhoxhajn 81kg, por për shkak të përgatitjes jo do të duhur të Zeqirit, Kosova do të paraqitet më shpesën e madh të boksit tonë, Armend Xhoxhaj”, është thënë në njoftimin e FBoxK-së.

Sipas këtij njoftimi, në Sofje do të udhëtojë përzgjedhësi Xhevdet Peci, gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili do të ndajë drejtësinë, derisa në ekspeditën e Kosovës do të jetë sekretari i FBoxK-së, Mehmet Bogujveci.

telegrafi sport app