LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Yenisey mbyll marrëveshjen me Enis Gavazajn, lojtari mbetet pa ekip

Zyrtare: Yenisey mbyll marrëveshjen me Enis Gavazajn, lojtari mbetet pa ekip

Është mbyllur përpara kohe aventura e Enis Gavazajt në Rusi te klubi i Yenisey Krasnoyarsk.

Ka qenë vetë klubi rus që me një postim në Twitter  e ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin e kombëtares shqiptare i cili luante te skuadra ruse që prej fillimit të këtij sezoni.


Kartoni i Gavazajt është në pronësi të Skënderbeut, por 23-vjeçari nuk mund të rikthehet te korçarët në këtë fazë të sezonit pasi afati kalimtar në Shqipëri është i mbyllur.

Gavazaj me klubin rus, Yenisey Gavazaj ka zhvilluar tetë ndeshje në kampionat dhe Kupë, ku në vetëm tri ishte startues.

I transferuar në verë në formë huazimi me të drejtë blerjeje, Yenisey jo vetëm që nuk do të aplikojë të drejtën e blerjes së lojtarit nga Skënderbeu, por e ka larguar atë përpara mbylljes së sezonit.

Tani mbetet të shihet se menaxherit i njohur Shkumbin Qormemeti ku do ta dërgojë lojtarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori