LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sergino Dest kalon te Milani

Zyrtare: Sergino Dest kalon te Milani

AC Milan ka njoftuar se ka nënshkruar me Sergino Dest i cili vjen si huazimi nga Barcelona FC, por me opsion blerje.

Mbrojtësi amerikan ka lindur në Almere të Holandës më 3 nëntor 2002, ku ai kaloi në radhët e të rinjve në Ajax dhe bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2019.


Në total, ai bëri 38 paraqitje për skuadrën holandeze duke shënuar dy gola dhe duke fituar një Superkupë holandeze.

Në vitin 2020, ai iu bashkua Barcelonës duke bërë 72 paraqitje dhe duke shënuar dy gola; ai gjithashtu fitoi një Kupë të Spanjës.

Për sa i përket kombëtares, ai ka 17 paraqitje dhe 3 gola për SHBA-në./Telegrafi/