LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sergi Roberto rinovon kontratën, Barcelona i vendos klauzolë marramendëse (Foto)

Zyrtare: Sergi Roberto rinovon kontratën, Barcelona i vendos klauzolë marramendëse (Foto)
BARCELONA, SPAIN - AUGUST 20: Sergi Roberto of FC Barcelona thumbs up during the La Liga match between FC Barcelona and Real Betis Balompie at Camp Nou stadium on August 20, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Sergio Roberto dhe Barcelona kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për shumë vite tjera.  

Mbrojtësi dhe mesfushori spanjoll ka ardhur në ekipin e parë të Barcelonës nga akademia e klubit La Masia dhe që nga atëherë nuk është larguar asnjëherë nga klubi.


Roberto erdhi në fundin e kontratës dhe shumë skuadra filluan interesimin për të, ku më të interesuarat ishin ato angleze dhe italiane.

"Operacioni blindimi" - Barcelona rinovon me Piquen, gati kontratat e reja edhe për tre yje tjerë (Foto)
Lexo po ashtu "Operacioni blindimi" - Barcelona rinovon me Piquen, gati kontratat e reja edhe për tre yje tjerë (Foto)

Megjithatë, Barcelona ka reaguar shpejt duke arritur marrëveshje rinovimi edhe për shumë vite me yllin spanjoll.

Roberto është titullar i padiskutueshëm këtë sezon (Getty Images)

Kështu, Roberto ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën, e cila e mban atë në klub deri në qershor të vitit 2022.

Përveç kësaj, katalunasit ia kanë vendosur edhe një klauzolë marramendëse, e cila është ngritur nga 40 milionë sa ishte në 500 milionë euro.

Valverde ndan skuadrën në katër pjesë: Lojtarët e paprekshëm, zëvendësues, të dorës së dytë dhe të panevojshëm
Lexo po ashtu Valverde ndan skuadrën në katër pjesë: Lojtarët e paprekshëm, zëvendësues, të dorës së dytë dhe të panevojshëm

Ndryshe, Roberto ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me Barcelonën duke filluar nga katër tituj të La Ligas, dy Liga të Kampionëve, katër Copa del Reay, katër Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të Evropës dhe dy Kupa të Borës për Klube.

Spanjolli ka bërë 178 paraqitje me Barcelonën dhe ka shënuar shtatë gola, ndërsa këtë sezon është titullar i rregullt me Ernesto Valverden duke luajtur 25 ndeshje deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori