LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sadiku largohet nga Levante, por jo edhe nga Spanja

Zyrtare: Sadiku largohet nga Levante, por jo edhe nga Spanja

Armando Sadiku është larguar edhe zyrtarisht nga Levante, mirëpo jo edhe nga La Liga.

Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e skuadrës spanjolle, mirëpo që nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në skuadër.


Reprezentuesi i Kombëatres së Shqipërisë ka arritur ta kompletojë transferimin te Malaga në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Një lajm i mirë ky për Sadikun, që nuk po gjente asnjë hapësirë të mundshme te Levante, derisa do të qëndrojë në formë huazimi deri në fund të sezonit te rivali i tyre.

Trajneri Lopez e kishte nxjerrë tërësisht jashtë projektit duke mos e grumbulluar për asnjë ndeshje të vetme në “La Liga”.

Sadiku te Malaga do të gjejë edhe një tjetër futbollist shqiptar, pasi bën pjesë edhe mesfushori Keidi Bare. /Telegrafi/