LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ronaldo rinovon me Realin

Zyrtare: Ronaldo rinovon me Realin

Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo kanë vendosur që të vënë të zezën mbi të bardhën dhe të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre edhe për pesë vjet të tjera në atë që është kontrata më luksoze në historinë e futbollit spanjoll.

Dhe, ashtu siç ishte paralajmëruar, Cristiano Ronaldo ka firmosur publikisht me Real Madridin edhe për pesë vite të tjera. Ai foli për kënaqësinë e rinovimit, duke thënë se është i përkushtuar ndaj klubit të tij.

Shuma e parave që Ronaldo do t’i përfitojë nuk është bërë publike, por besohet se 28 vjeçari do të përfitojë 17 milionë euro në sezon dhe pritet të përfitojë përqindje më të madhe në të drejtat e imazhit që deri tani kanë qenë 60 për qind.


Cristiano Ronaldo me këtë kontratë bëhet lojtari më i paguar në histori të futbollit spanjoll dhe lojtari më i paguar në botë. /Telegrafi/