KB Prishtina ka njoftuar se e ka transferuar basketbollistin Shea Feehan.

‘Bardhë e kaltrit’ kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, e që është transferimi i tyre i parë për sezonin e ri.

Kampioni i Kosovës në basketboll e ka transferuar Feehan nga NCCA, përkatësisht nga kolegji Evansville, derisa kishte një sezon mbresëlënës në Eureka me 30 pikë për ndeshje.

“Shea Feehan bardhë e kaltër! Përforcimet e edicionit të ri i fillojmë me fundorin amerikan Shea Feehan”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

“Feehan i gjatë 183cm vie në Prishtinë nga NCAA përkatësisht nga kolegji Evansville ku kishte rreth 10 pikë për ndeshje ndërsa para saj kishte një sezon mbresëlënëse në Eureka ku kishte 30 pikë për ndeshje”.

“Shea Feehan njihet si një lojtar energjik, i shpejtë dhe i saktë nga gjuajtjet për 3 pikë.Një super sezon na pret! Welcome to the home of Champions Shea”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/