LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Osimhen rinovon kontratën me Napolin

Zyrtare: Osimhen rinovon kontratën me Napolin

Victor Osimhen ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e tij të re me Napolin të vlefshme deri në qershor 2026.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kishte lënë të kuptohet tashmë për marrëveshjen mes palëve, kur tha se mund të ishte ‘dhurata surprizë nën pemën e Krishtlindjes’ për fansat e tij.


Siç është traditë në Napoli, De Laurentiis mori vetë kontrollin e njoftimit, duke postuar imazhet e Osimhenit duke firmosur dokumentet me vetëm një fjalë: ‘U krye!’.

Disa minuta më vonë ishte edhe faqja zyrtare e klubit italian e cila konfirmoi rinovimin e kontratës së Osimhen, të vlefshme deri në verën e 2026.

Sipas raporteve duke përfshirë Sky Sport Italia, gazetarin Fabrizio Romano dhe të tjera, Osimhen do të rrisë pagën e tij në 10 milionë euro në sezon neto.

Në kontratë do të përfshihet gjithashtu një klauzolë lirimi, që besohet të jetë 120-130 milionë euro, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë gjatë verës.

Ndryshe, Napoli pagoi 75 milionë euro plus bonuse për të nënshkruar me Osimhen nga Lille në shtator 2020 dhe ai i ndihmoi ata të fitonin Scudetton, duke u bërë golashënuesi i parë afrikane e Serie A dhe Lojtari Afrikan i Vitit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori