LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi transferon portierin Marijan Coric

Zyrtare: Llapi transferon portierin Marijan Coric
Foto: KF Llapi/Facebook

Llapi ka njoftuar se kanë transferuar portierin e gjatë 204 centimetra, Marijan Coric.

Portieri kroat thuhet se karrierën e ka filluar te tek NK Istra 1961, ekip në të cilin kaloi kategoritë e reja zinxhirore deri tek U19, ku më pas ishte i huazuar tek skuadra e famshme italiane, Parma së pari në U19 e më pas edhe në skuadrën e parë.


Karrierë ka bërë edhe në skuadrën tjetër italiane, Spezia Calcio si dhe në NK Kustosija Zagreb NK Uljanike në Kroaci, e FK Palanga në Lituani, kurse së fundmi ishte pjesë e skuadrës hollandeze SV TEC Tiel, derisa me llapjanët ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me mundësi vazhdimi.

Më poshtë mund të lexoni pa ndërhyrje postimin e plotë të Llapit:

Mirësevjen Marijan Coric!

Kroati, 204 cm, Marijan Coric përforcon Llapin

Podujevë, 5 janar 2021 – Përforcimi më i ri i Llapit është portieri kroat i gjatë 204 cm, Marijan Coric. Coric është 25 vjeç, i lindur në Čapljina dhe tek Llapi vie nga skuadra SV TEC Tiel në Hollandë.

Marijan Coric karrierën e ka filluar tek NK Istra 1961, ekip në të cilin kaloi kategoritë e reja zinxhirore deri tek U19, ku më pas ishte i huazuar tek skuadra e famshme italiane, Parma së pari në U19 e më pas edhe në skuadrën e parë.

Karrierë ka bërë edhe në skuadrën tjetër italiane, Spezia Calcio si dhe në NK Kustosija Zagreb NK Uljanike në Kroaci, e FK Palanga në Lituani, kurse së fundmi ishte pjesë e skuadrës hollandeze SV TEC Tiel.

Përvoja e tij pritet t’i ndihmoj skuadrës këtë edicion, pasi me të dhe rikthimin nga lëndimi të portierit Nava, skuadra ndihet më e qetë dhe e sigurtë në ndeshjet e edicionit pranveror të Superligës dhe Kupës së Kosovës.

Coric sot nënshkruajti kontratë gjashtë mujore me opsion rinovimi edhe për edicionin tjetër nëse palët dakordohen dhe janë të pajtimit për të vazhduar bashkëpunimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori