LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gjilani transferon ish-lojtarin e Bursasporit dhe Fenerbahces, Fatlind Azizi

Zyrtare: Gjilani transferon ish-lojtarin e Bursasporit dhe Fenerbahces, Fatlind Azizi

Gjilani ka konfirmuar transferimin e mesfushorit 19-vjeçar, Fatlind Azizi.

Klubi gjilanas nuk po ndalet së transferuari në këtë afat kalimtar, duke përforcuar edhe më shumë skuadrën për sezonin pranveror.


Qëllimi i “Skifterave” është titulli kampion dhe Kupa e Kosovës, kështu që kanë bërë edhe një transferim të madh.

Mbyllet afati kalimtar dimëror edhe në Kosovë: Llapi dhe Feronikeli revolucion në skuadrat e tyre – Ballkani, Gjilani, Prishtina e Drita të kujdesshme
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar dimëror edhe në Kosovë: Llapi dhe Feronikeli revolucion në skuadrat e tyre – Ballkani, Gjilani, Prishtina e Drita të kujdesshme

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Fatlind Azizi, i cili luan si mesfushor dhe në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrën e të rinjve të Fenerbahces dhe Bursasporit.

Fatlind Azizi duke nënshkruar kontratën me Gjilanin

Njoftimi pa ndërhyrje i Gjilanit:

ZYRTARE: Azizi i bashkohet SC Gjilanit

SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19 vjeçar duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion.

Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vite ishte pjesë e të rinjëve të Bursaspor dhe Fenerbahçes.

Përvoja e tij në kampionatin e të rinjëve në Turqi pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin.

Fatlindit i urojmë shumë fat dhe suksese me ngjyrat ‘kuqebardh’ këtë edicion.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Premier League
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo
Kalo në kategori