LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet afati kalimtar dimëror edhe në Kosovë: Llapi dhe Feronikeli revolucion në skuadrat e tyre – Ballkani, Gjilani, Prishtina e Drita të kujdesshme

Mbyllet afati kalimtar dimëror edhe në Kosovë: Llapi dhe Feronikeli revolucion në skuadrat e tyre – Ballkani, Gjilani, Prishtina e Drita të kujdesshme

Ka përfunduar afati kalimtar i janarit edhe për transferimin e futbollistëve në Kosovë, i cili ishte hapur që nga data 1 janar.

Klubet që bënë revolucion në skuadrat e tyre ishin Llapi dhe Feronikeli, që bën shumë ndryshime. Kampioni dimëror Ballkani ka qenë i kujdesshëm duke marrë tre përforcime nga një për secilin pozicion.


Me nga tre përforcime kanë përfunduar këtë afat kalimtar Gjilani dhe Drita, klube nga të cilat janë larguar gjithashtu disa futbollistë.

Prishtina ka ‘goditur’ vetëm një herë, por që ‘shpërthimi’ është dëgjuar shumë. Ndërkohë, që ka huazuar disa futbollistë të tjerë.

Drenica ka qenë tejet aktive në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke zyrtarizuar shumë futbollistë.

Edhe skuadrat që luftojnë për mbijetesë si Dukagjini, Ferizaj dhe Flamurtari janë përforcuar me bollëk, ndërkohë që Vushtrria duket se e ka ngritur ‘flamurin e bardhë’, pasi që janë larguar të gjithë futbollsitët e skuadrës së parë.

Më poshtë i gjeni disa nga transferimet që janë bërë publike nga klubet, ndërsa mundur të ndodh edhe ndonjë marrëveshje e orëve të fundit, ku në ditët në vijim do të zyrtarizohen edhe nga FFK-ja.

Ballkani

Ardhje: Roni Gashi, Arbër Prekazi, Mirlind Daku

Largime: Edmond Turku, Uran Shala

Gjilani

Ardhje: Sebino Plaku, Darko Nikaç, Muamer Svraka

Largime: Qëndrim Dautaj, Bedri Greca, Arbër Mustafa, Kujtim Dubova, Altin Aliu

Drita

Ardhje: Astrit Fazliu, Kastriot Rexha, Almir Ajzeraj

Largime: Lucas Cardoso, Gilberto Fortunato, Donat Hasanaj, Sedat Berisha, Leutrim Rexhepi (huazim te Vitia), Albin Krasniqi (huazim te Ferizaj)

Prishtina

Ardhje: Otto John, Nils Mema

Largime: Alban Shillova (huazohet në Drenicë), Agon Xhaka (huazohet në Besë të Pejës), Trimror Selimi, Ramush Ramadani dhe Jon Bajgora (huazohen në Ulpianë), Art Maloku e Armend Gashi (huazohen në Vëllaznim) dhe Lis Ahmeti (huazohet në Ramiz Sadik)

Feronikeli

Ardhje: Kristi Kullaj, Simon Loshi, Keith Groeneveld, Ilir Berisha, Princ Balde, Nicholas Andrews, Medjon Hoxha, Skender Loshi?

Largime: Kastriot Rexha, Astrit Falziu, Arbër Prekazi, Milos Krkotic, Albutrint Morina, Haxhi Neziraj, Lulzim Doshlaku

Drenica

Ardhje: Egzon Fazliu, Endrit Shala, Edmond Turku, Muharrem Musa, Flamur Muleci, Alban Shillova (huazim nga FC Prishtina) Vildan Kerim, Armin Mujkic, Souleymane Coulibaly

Largime: Arion Ymeri, Keita Balde & Nicholas Andreës (përfundojnë huazimin nga Feronikeli), Atdhe Grajqevci, Drilon Lladrovci, Diar Prokshi.

Llapi

Ardhje: Egzon Krasniqi, Jasmin Raboshta, Nertil Hoxhaj, Ardian Hoti (I rikthyer nga huazimi), Giacomo Nava, Florian Daci, Premtim Jakupi, Alket Bajrami, Leutrim Kadriu, Ersil Ymeraj, Donat Mehmeti, Albutrint Morina, Thesar Ismajli

Largime: Bledar Hajdini, Xhelil Abdullahi, Blendi Memaj, Ron Emini, Senad Husiç, Armin Mujkiç, Xhelil Abdulla, Argjend Mustafa, Blendi Memaj, Erijon Thaqi, Enis Zabërgja.

Trepça ’89

Ardhje: ??

Largime: Taulant Avdyli

Flamurtari

Ardhje: Valdo Zeqaj, Altin Lloga, Arber Mustafa, Bashkim Shala, Donart Hasanaj, Lubomir Gucev

Largime: Ersin Fetahi, Egzon Krasniqi, Angel Granchov, Riste Ilijovski, Adamou Moussa Issa, Edon Zeqiri.

Ferizaj

Ardhje: Albin Krasniqi (I huazuar nga FC Drita), Filip Stojanovski

Largime: Dardan Jashari, Zgjim Mustafa, Alban Rexhepi, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda.

Vushtrria

Ardhje: Nuk ka

Largime: Dior Zabërgja, Alush Gavazaj, Qëndrim Gashi, Petrit Tahiri, Bashkim Shala, Ismet Caka, Bajram Zuqaku, Klevis Lushaku, Ledjon Mucaj, Jasmin Raboshta, Ian Agusto, Ygor Vinicius, Matheus De Paula, Kujtim Pantina, Rinor Karaqa, Etrit Halimi, Duat Maxhuni, Besfort Dervishaj, Djellon Dragusha.

Dukagjini

Ardhje: Diellor Beseni, Erblind Mulaj, Blendi Memaj, Drin Hodaj, Arbër Shala, Lulzim Doshlaku

Largime: Flamur Neziri, Leotrim Beqiri, Denis Haliti, Husein Demiri, Muharrem Musa, Altin Lloga.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori