Ferizaj ka zyrtarizuar sot (e premte) gjatë ditës edhe katër përforcime të ardhura nga Ghana.

Klubi ferizajas ka vazhduar përforcimet para nisjes së sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Pasi zyrtarizojë gjatë të enjtes trajnerin Bekim Isufi dhe tetë lojtarë të rinj, sot Ferizaj ka zyrtarizuar edhe katër futbollistë të rinj të ardhur nga Ghana.

Kompletohet Ferizaj: Prezanton trajnerin Bekim Isufi dhe tetë përforcime Kompletohet Ferizaj: Prezanton trajnerin Bekim Isufi dhe tetë përforcime

Postimi pa ndërhyrje i KF Ferizajt:

ZYRTARE:FC Ferizaj prezanton Katër(4) transferime të reja nga Ghana.

16.08.2019 – Ferizaj; Sot skuadra jonë ka prezantuar Katë(4) transferimet e reja nga Ghana.

Asamoah Samuel (mesfushorë), Prince Këabena Oësu (qendër-mbrojtës), Nupaya Alhassan (Qendër-mbrojtës) dhe Okyere Rockson (sulmues) janë përforcimet e rradhës të klubit.

Ne si klub presim shumë nga këta futbollistë, të cilët ishin ndër më të mirët në klubet e tyre, së bashku edhe me futbollistët që kanë qenë pjesë e klubit tonë edhe në sezonin e kaluar dhe me transferimet e reja, besojmë që do të jemi skuadër stabile.

Për çdo ndryshim brenda klubit, do të jeni të informuar me kohë nga faqja e vetme zyrtare e klubit tonë.

FC FERIZAJ.

/Telegrafi/

Drejtuesit e klubit së bashku me përforcimet e reja (Foto: FC Ferizaj/Facebook)