LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bujar Pllana i bashkohet Prishtinës

Zyrtare: Bujar Pllana i bashkohet Prishtinës
Foto: KF Prishtina/Facebook

Prishtina ka konfirmuar se ka transferuar Bujar Pllanën në këtë afat kalimtar të janarit.

Lojtari 20-vjeçar luanë si qendërmbrojtës, si dhe mbrojtës i djathtë, derisa është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-21.


Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Prishtinës (pa ndërhyrje):

Mirë se vjen Bujar Pllana!👏

FC Prishtina njofton opinionin se mbrojtësi Bujar Pllana u është bashkuar zyrtarisht kampionëve në fuqi të Kosovës, duke nënshkruar kontratë me kryeqytetasit.

Pllana është 20-vjeçar dhe luan në qendër të mbrojtjes, si dhe mbrojtës i djathtë.

Ai së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, ekip me të cilin u nda javë më parë, pas një stinori shumë të mirë në aspektin individual.

Bujari, që është zhvilluar si futbollist te Trepça ’89, është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-21.

Shtatlarti (1.87) është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Antalia, me ç’rast e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

𝑨𝒓𝒅𝒉𝒋𝒂 𝒕𝒆 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒂 – Prishtina është klubi i madh dhe më me traditë në futbollin e Kosovës, andaj paraqitja në këtë fanellë është nder i madh. Nuk kam menduar shumë kur më erdhi oferta për t’iu bashkuar ekipit, sepse për mua do të thotë shumë që ta bart një fanellë të Prishtinës, e cila për për çdo lojtar është me peshë të madhe.

𝑺𝒚𝒏𝒊𝒎𝒆𝒕 – Dua që t’u premtoj trajnerëve, bashkëlojtarëve, drejtuesve të klubit dhe tifozëve se do ta japë më të mirën time që Prishtina t’i arrijë synimet e saj. Do të angazhohem maksimalisht që ta zë një vend në përbërjen bazë.

𝑨𝒎𝒃𝒊𝒆𝒏𝒕𝒊𝒎𝒊 𝒎𝒆 𝒆𝒌𝒊𝒑𝒊𝒏 – Në ekip më kanë pritur shumë mirë. Atmosfera në skuadër është tejet pozitive dhe e kam gjetur një grup shumë të mirë. Tani në Antalia po punojmë dhe angazhohemi maksimalisht që për pranverë të jemi sa më të përgatitur. /Telegrafi/