LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Atletico Madrid konfirmon largimin e Carrascos dhe Gaitanit në Kinë

Zyrtare: Atletico Madrid konfirmon largimin e Carrascos dhe Gaitanit në Kinë

Skuadra spanjolle, Atletico Madridi ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me skuadrën kineze, Dalian Yifang, për transferimin në Kinë të dyshes, Yannick Carrasco dhe Nicolas Gaitan.

Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë për një transferim të këtyre dy futbollistëve në Superligën e Kinës.


Por, vetëm sot (e hënë) Atletico ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Carrascos dhe Gaitanit te Dalian Yifang.

Carrasco drejt transferimit në Kinë, nga shitja e tij përveç Atleticos do të fitojë edhe Monaco
Lexo po ashtu Carrasco drejt transferimit në Kinë, nga shitja e tij përveç Atleticos do të fitojë edhe Monaco

Belgu Carrasco u bashkuar me Atleticon nga Monaco në korrik të 2015 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 124 paraqitje për Los Colchoneros.

Carrasco ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 17 asistime, ndërsa çmimi i transferimit të tij mendohet të jetë 60-70 milionë euro, por nuk është bërë zyrtar.

Në anën tjetër, Nico Gaitan u transferua te Atletico në verën e 2016 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 49 paraqitje me klubin spanjoll.

Argjentinasi në këtë sezon ka zhvilluar 13 ndeshje, por pa arritur të gjej ndonjë gol për skuadrën e Diego Simeones, ndërsa transferimi i tij mendohet të ketë kushtuar 30 milionë euro.

Atletico Madridi iu ka uruar fat të dy futbollistëve në përvojën e tyre të re në Kinë te skuadra Dalian Yifang. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori