LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Arbnor Ramadani largohet nga Gjilani

Zyrtare: Arbnor Ramadani largohet nga Gjilani

Arbnor Ramadani ka konfirmuar largimin e tij nga Gjilani.

Lojtari e bëri të ditur vendimin në llogarinë e tijë në Facebook, duke falënderuar klubin për bashkëpunimin që kishin.


Ai pritet që t’i bashkohet edhe zyrtarisht Llapit, ndërsa edhe pse nuk është prezantuar – ka zhvilluar një miqësore për skuadrën nga Podujeva në një miqësore me Fushë Kosovën.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë nga Ramadani (pa ndërhyrje):

Përshëndetje miq,

Pas një edicioni me shumë mund dhe sakrificë tek SC Gjilani, me ç’rast siguruam garat evropiane, kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit.

Ky vit tek SC Gjilani do mbetet përgjithmonë në zemrën time pasi që ishim gjithnjë të bashkuar dhe të pathyeshëm pavarësisht rrethanave.

Dua të falenderoj përzemërsisht Presidentin e klubit, Florim Zuka për mbështetjen dhe korrektësinë, gjithë stafin e administratës, shtabin teknik për punën profesionale si dhe bashkëlojtarët e mi për kohën e mrekullueshme të kaluar së bashku.

Një falenderim të veçantë “Skifterave” që na qëndruan çdo herë pranë dhe ishin lojtari ynë i 12-të në fushë. Momentet e bukura me Skifterat dhe tifozët gjilanas do i mbaj përherë në mendjen time. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori