LAJMI I FUNDIT:

ME ZOTIN NË ANËN TONË

ME ZOTIN NË ANËN TONË

Nga: Bob Dylan
Përktheu: Fadil Bajraj

Oh emri im është i parëndësishëm
Mosha edhe më e pavlerë
Jam nga vendi
I quajtur Miduest
Aty më kanë mësuar
Se ligjin duhet respektuar
Dhe se Zoti është në anën
e vendit ku jetoj


Oh librat e historisë
E thonë për bukuri
Kalorësia vërsulej
Indianët binin
Kalorësia sulmonte
Indianët shfaroseshin
Oh vendi ishte i ri
Zoti ishte në anën e tij.

Oh lufta spanjolle-amerikane
Megjithatë kaloi
Poashtu edhe Lufta Qytetare
Shpejtë qe mbaruar
Heronjët krijohen
Për t`u kujtuar
Me armë në duar
Dhe Zotin në anën e tyre.

Oh Lufta e Parë Botërore, djema
E mori hakun e vet
Dhe kurrë s`e kam kuptuar
Arsyen përse patën luftuar
Thoshin se me të duhej krenuar
Kurrë mos i numëroni të vdekurit
Derisa Zoti është në anën tuaj.

Kur Lufta e Dytë Botërore
Më në fund përfundoj
Ua falëm gjermanëve
Dhe u miqësuam
Sadoqë vranë gjashtë milionë njerëz
Edhe nëpër furra poqën
Tash edhe gjermanët
Kanë Zotin në anën e tyre.

Më kanë mësuar t`i urrej rusët
Njëherë e përgjithmonë
Nëse edhe një luftë tjetër fillon
Bash ata duhet t`i luftojmë
T`i urrejmë e t`u frikësohemi
Të ikim e të fshehemi prej tyre
E luftën trimërisht ta pranojmë
Me bekimin e Zotit.

Tash jemi armatosur me armë
Prej pluhuri kimik
Nëse jemi të detyruar
Atëherë patjetër duhet t`i luftojmë
Sall me një shtypje butoni
Botën mund ta shkatërrojmë
E ju kurrë mos shtroni pyetje
Derisa Zoti është në anën tuaj

Në çastet e mia të zymta
Mendoja për këtë çështje
Sesi Jezu Krishti
Qe tradhëtuar me puthje
Por s`mund t`mendoj edhe për ju
Vetë duhet të vendosni
Se a e kishte Juda Iskarioti
Zotin në anën e vet

Dhe derisa jam në ikje
Jam i zorshëm posi Ferri
Bezdinë që po e ndiej
Me asnjë gjuhë s`shpjegohet
Fjalët ma rëndojnë kokën
Dhe shkapërderdhen
Nëse Zoti është në anën tonë
Ai do ta ndalojë luftën e ardhshme.

ME ZOTIN NË ANËN TONË
Lexo po ashtu ME ZOTIN NË ANËN TONË