LAJMI I FUNDIT:

Zonja e para hedh vallen, Dybala magjik (Video)

Zonja e para hedh vallen, Dybala magjik (Video)

Juventusi ka vërtetuar edhe një herë kredencialet për kampion duke mposhtur në shtëpi Sassuolon në një duel që u mendua se do të jetë i vështirë për Bianconerët. Sfida përfundoi minimalisht me rezultat 1-0.

Juventus Arena ishte mbushur përplot me tifozë Bianconer të cilët prisnin ekpin e tyre të performojë në një të premte të pazakokntë, e cila është vendosur të jetë dita kur luhet sfida në Serie A për shkak të angazhimit të madh në Ligën e Kampionëve javën tjetër ndaj Bayernit.

Sidoqoftë, kjo nuk e pengoi Allegrin që të vë disa prej superyjeve në formacionin startues, përjashtuar Pogban i cili nuk startoi.


Pas 36 minutash lojë ishte një sombrero e Cuadrados i cili tejkaloi krejt lagjen ajo që e vuri në një pozicion të lakmueshëm për një tango argjentinase Paylo Dybalan, e ky i fundit me magjinë e tij e përfundoi konstelacionin artistik që rezultoi në supergol duke e lënë të fotografuar portierin e Sassuolos në panoramën e Juventus Arena. Gol i shkëlqyer (36).

Loja e mirë e Juventusit vazhdoi, pasi Bianconerët dominuan dhe madje humbën raste që ishin të sigurta.

Deri në fund të ndeshjes edhe Sassuolo bëri përpjekje që të siguronte së paku një pikë, por aty ishte Gianluigi Buffon, i cili nuk lejoi asnjë befasi.

Madje, Buffon theu rekordin e Dino Zoff duke mbajtur për 904 minuta të paprekur portën e tij. Thjesht, legjendar Gigi.

Me këtë fitore Juventusi ka vendin e parë me 67 pikë, gjashtë më shumë se Napoli në vendin e dytë me 61 pikë por një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Edhe një herë po ua sjellim golin e Paulo Dybalas, por tani në super HD ! Ia vlen…

Posted by Telegrafi Sport on Friday, 11 March 2016

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori