Eden Hazard është një talent i pabesueshëm që meritoi mundësinë për të provuar veten në Real Madrid ka thënë legjenda e Chelseat, Gianfranco Zola.

Reprezentuesi i Belgjikës ka përfunduar një transferim prej 100 milionë eurosh në Santiago Bernabeu .

Hazard nuk kishte bërë asnjë sekret të dëshirës së tij për të kaluar te Reali pas shtatë viteve produktive në Stamford Bridge.

Pas prezantimit të Hazardit, këto janë dy formacionet e mundshme të Zidanet me belgun yll të skuadrës Pas prezantimit të Hazardit, këto janë dy formacionet e mundshme të Zidanet me belgun yll të skuadrës

Zola, i cili ka punuar me 28-vjeçarin si asistent menaxher i Maurizio Sarrit në Chelsea në sezonin 2018-19, beson se një nga lojtarët më të mirë në planet do të vazhdojë të lulëzojë me gjigantët e La Ligës.

“Real Madridi ka blerë një lojtar fantastik”, ka thënë fillimisht Zola për gazetën AS.

Hazard gjatë prezantimit (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

“Këtë vit ai ishte i pabesueshëm. Edhe si person, kështu është ai. Chelsea humbi një lojtar kyç dhe Madridi fitoi një”.

“I uroj atij më të mirat dhe të kalojë te Real Madridi ashtu siç bëri në Chelsea. Kjo është ajo që meriton”.

Morientes tifozëve të Realit: Mos e krahasoni Hazardin me Ronaldon, CR7 është i pazëvendësueshëm Morientes tifozëve të Realit: Mos e krahasoni Hazardin me Ronaldon, CR7 është i pazëvendësueshëm

“Do të shkojë mirë. Aftësitë e tij nuk lejojnë asnjë dyshim. La Liga do të jetë e mirë për të”.

“Këtë vit, ai mësoi shumë dhe u përmirësua, mësoi të luante më shumë me ekipin, përmirësoi kalimin e tij. Mendoj se ai do të bëjë mirë”, përfundoi belgu. /Telegrafi/